Ne kuader te vitit jubile te 100 vjetorit te kishes ku ka sherbyer poeti i madh i letrave shqipe Ndre Mjeda, Qendra muzeore Ndre Mjeda ne Komunen e Bushatit, ka bere te mundur promovimin e 10 vellimeve per jeten e Mjedes te pergatitur nga studiuesi Mentor Quku. Prezente ne kete ceremoni  ishte edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e cila shoqerohej nga ministri i Kultures Visar Zhiti, perfaqesues te komunes Bushat. Ka qene drejtori i qendres Muzeore Ndre Mjeda, Dom Nik Ukgjini i cili gjate fjales se tij foli rreth qellimit te ketij aktiviteti, por nder te tjera shtoi edhe domosdoshmerine qe tryeza e Mjedes, te kthehet ne vendin qe i takon prane shtepise muze ne Kukel te komunes Bushat. Gjate fjales se tij ministri, Zhiti, vuri theksin ne rendesine qe mbart kjo figure e letrave shqipe, si dhe deklaroi se brenda javes, tryeza ku mjeda ka shkruar veprat e medha te tij do te jete ne Kukel. Kryetarja e kuvendit Topalli dekloi se keto figura, jane nje vlere e shtuar per kombin shqiptar. Kompleksi ne fshatin Kukel perbehet nga dy objekte te lidhur me njeri-tjetrin, Kisha dhe Qela. Te dy objektet jane projektuar dhe realizuar nga Dom Ndre Mjeda, i cili ka qendruar dhe sherbyer aty per nje periudhe 30 vjeçare (1906-1937). Shtepia e ndertuar ne vitin 1906, paraqet nje ndertim dykatesh te stilit neoklasik. Gjate viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka patur funksionin e nje shtepie muze kushtuar poetit Ndre Mjeda dhe e pajisur me objekte te ndryshme te vete klerikut. Ne shkurt te vitit 2012 MTKRS e shpalli kompleksin monument kulture.





