Presheva kërkonë RTK-3 për Kosovën Lindore


Kryetari i BDL-së dr.Skender Destani, njëherit nënkryetar i Komunës së Preshevës, sipas të cilit është koha që veqeria e Kosovës përmes RTK-së të bëjë diçka konkrete për opionin publik në Luginën e Preshevës
“Shqiptarët sot në Serbi nuk kanë asnjë program, asnjë minutë në RTS përkundër asaj se Serbia, është anëtare e EBU-s. Ja nga këtu fillim diskrminimi i shqiptarëve në Serbi, injorimi medial i shtetit ku jetojnë shqiptarët, në Luginën e Preshevës.”, ka pohuar dr.Destani për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.
Ngjajshëm ka deklaruar edhe deputeti Riza Halimi dhe Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit.
EBU: RTK-3 është një cëshje që i takon qeverisë së Kosovës dhe RTK-së
Radio Televizioni i Kosovës, përmes drejtorit të saj Mentor Shala ka paralajmëruar inaugurimin e RTK-2 dedikuar minoritetit serbë në Kosovë i cili ka zyrtarisht inaugurohet sot. Në ceremoninë e inaugurimit pos kreut të këtij mediumi publik dhe anëtarëve nga qeveria e Kosovës do të marrin opjesë edhe përfaqësues nga Zyra e Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) nga Gjeneva.
Hapja e këtrij kanali për serbët e Kosovës, kur ka mjete dhe mbështetje është përshëndetur nga kreu i RTK-së dhe Qeveria e Kosovës. “Programi i cili do të transmetohet në këtë kanal, do të jetë program i cili do t’i përmbledh ose do të jetë komplet në shërbim të komunitetit serb. Fillimisht, kryesisht të komunitetit serb. ”, ka deklaruar dtrejtori Mentor Shala.
Ngjajshëm ka pohuar edhe drejtori i RTK-2 Zharko Joksimoviq sipas të cilit misioni i programit të Dytë të RTK-së do të jetë “E vërteta pa pardon”./Indeksonline