Përbërësit:
- 6 qese çaj të gjelbër
- 2,5 litër ujë
- lëngu i 4 kokrrave të limonit
- gjethe mente
- akull
Vendosni ujin në një enë deri sa të vlojë. Pasi të vlojë hidhni qeset e çajit të gjelbër dhe lërini të qëndrojnë për 10 minuta. Ndërkohë shtrydhni limonat dhe lëngun e fituar shtojeni çajit të ftohur. Shtoni gjithashtu edhe gjethet e mentës dhe akullin. Kjo pije të konsumohet gjatë gjithë ditës./Femina






