Përpjekjet për të ngelur shtatzënë – disa fakte


Nëse keni vendosur të mbeteni shtatzënë, ju po futeni në një kohë të rëndësishme dhe ngazëlluese të jetës tuaj. Në këtë tekst do të informoheni për disa fakte bazike dhe do përgatiteni për mbetjen shtatzënë.

A jeni të shqetësuar për mbetjen shtatzënë? Në të vërtetë nuk duhet aspak të shqetësoheni edhe nëse mbetja shtatzënë nuk do të ndodhë menjëherë. Gjasat janë në favorin tuaj që ju të filloni të përgatitni kompletet e foshnjës dhe të planifikoni hapësirën e fëmijës shumë shpejtë.
Sipas statistikave amerikane:
  • Vetëm 25 për qind të të gjitha femrave mbeten shtatzëna në muajin e parë të tentimit;
  • 60 për qind të tyre mbeten shtatzëna brenda gjashtë muajve;
  • 75 për qind mbeten shtatzëna brenda nëntë muajsh;
  • 80 për qind të të gjitha femrave që tentojnë të mbeten shtatzëna do ta përjetojnë këtë ndjenjë brenda vitit të parë;
Nëse jeni duke provuar për 12 muaj (ose gjashtë muaj nëse jeni mbi moshën 35 vjeçe), ju ndoshta duhet të konsultoheni me një specialist të fertilitetit, vetëm për t’u siguruar se nuk ka asnjë problem. Ju mund të gjeni më shumë informata për fertilitetin edhe në artikujt të tjerë të rubrikës “Mbetja shtatzënë”.
Meqë 90 për qind e çifteve do të arrijnë sukses në mbetjen shtatzënë brenda 18 muajsh, gjasat janë në favorin tuaj që të mos ketë probleme dhe ju vetëm duhet të jeni të durueshëm dhe të vazhdoni të provoni.
Derisa përpiqeni të mbeteni shtatzënë, janë një mori faktorësh, dredhish dhe informatash, të cilat mund t’i gjeni në Mjeku.Net. Ato mund t’ju ndihmojnë rreth shëndetit, ushqimit dhe ciklit tuaj, dhe si ta njihni shtatzëninë kur ajo të ndodhë!/Femina