Përmbytjet mbulojnë Kanadanë, tre të vdekur (Video)

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mbi 100 mijë të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë pas përmbytjeve masive të shkaktuara nga shirat e dendura në perëndim të Kanadasë.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e qendrës mes Kalgarit dhe Albertës, pasi të dy lumenjtë që kalojnë përmes tyre, Bou dhe Elbou, u tejmbushën dhe dolën nga shtrati.
Përmbytjet kanë dëmtuar rrugët, urat, lidhjet elektrike, si dhe kanë hyrë në shtëpitë e banorëve. Kryeministri kanadez Stephen Harper vizitoi zonat e prekura gjatë së premtes dhe premtoi asistencë federale për banorët në nevojë.
Ndërkohë, autoritetet policore kanadeze kanë konfirmuar vdekjen e tre personave dhe kanë nënvizuar se trupat e tyre janë rekuperuar.
Sipas autoriteteve, dy prej trupave të pajetë janë të dy meshkujve, të rekuperuar në lumin Hajvud, rreth 64 kilometra në jug të Kalgarit.
“Kjo është diçka e pabesueshme. Nuk mendoj se kemi parë diçka të tillë më parë. Kjo është diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi kryeministri Harper, transmeton T.CH.
Ndërkohë, autoritetet lokale paralajmëruan banorët që të përgatiten për përmbytje të tjera. Ndërsa komunitetet në jugun e thellë kanë marrë urdhër për një evakuim total, për shkak të fryrjes së lumenjve. /tribuna

The post Përmbytjet mbulojnë Kanadanë, tre të vdekur (Video) appeared first on Gazeta Ditore.