PDSH me nënkryetarë të ri


Kuvendi qendror i PDSH-së mbajti mbledhjen e radhës në Gostivar. Në agjendë ishin ndryshime statutare dhe rikonfigurimi i organeve të partisë.
Kuvendi qendror i PDSH-së vendosi që për shkak të funksionalitetit më të madh të kryesisë qendrore, të zvogëlohet numri i anëtarëve, me çrast nga numri i përgjithshëm prej 33 anëtarëve, me ndryshimet e reja kryesia të numërojë 21 anëtar. Kuvendi qendror i PDSH-së gjithashtu vendosi që partia të ketë dy nënkryetarë, me ç’rast ky organ partiak për nënkryetarë zgjodhi z.Mijat Sadikun dhe z.Ernad Fejzullahun.
Partia Demokratike Shqiptare do të përmbyll rikonfigurimin e organeve të partisë në mbledhjen e parë të kryesisë qendrore, në të cilën do të diskutohet për punën e deritanishme të sekretarëve të partisë, si dhe do të bëhet zgjedhja e sekretarëve që do të udhëheqin nëpër sekretariatet përkatëse. Pritet që numër i konsiderueshëm i tyre të rikonfirmohen.
“Do të zvogëlohet numri i organeve të partisë, shkaku se kemi ardhur në përfundim se sa më i madh numri i organeve të partisë aq më vështirë lëvizin këto organe. Do ketë me siguri një lëvizshmëri më të madhe një ruajtje më të madhe të diskrecionit brenda partisë shkaku se, ne për fat të keq jemi një parti e cila vepron në një shtet ku shteti me gjitha instrumentet e veta vepron kundër kësaj partie duke filluar nga informimi e deri te shërbimet sekrete që mundohen ta prishin këtë parti”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ernad Fejzullahu rikthehet si i dyti në kryesinë e PDSH-së, i njohur edhe si bashkëpunëtori më i ngusht i Thaçit. Ai deri tani ka mbajtur vetëm detyrën e këshilltarit politik të PDSH-së./Shqipmedia