Home »
» Partia Tradicionale Shqiptare e Jakup Krasniqit
Partia Tradicionale Shqiptare e Jakup Krasniqit
Ish- sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës Jakup Krasniqi është në finalzimin e partisë së re që mund ta udhëheq.
Standardi.info mëson se Jakup Krasniqi mund ta udhëheq një parti me frymë nacionaliste që do të ketë më shumë ish- të burgosur politik.
Mësohet se Krasniqi është në fazën finale dhe këto ditë pritet me zyrtarizimin e partisë që do ta udhëheq. Standardi.info e ka siguruar edhe statutin e partisë edhe plan programin.
Në statut pikën 1.2 thuhet se “organizimi është parti politike”.
Ndërsa në pikën 1.5 thuhet se “Forma e veprimit: Kombëtarish t; Politikisht dhe Ekonomikisht.
Statuti i ka 6 faqe dhe tregon për formën e organizmit.
Ndërsa në plan program është edhe bashkimi kombëtarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë duke i përfëshir edhe të gjitha trojet “ që janë shkëputur nga Shqipëria Etnike”.
Burime brenda procesit kanë thënë se Partia Tradicionale Shqiptare është ideuar më herët dhe i është ofruar Krasniqit si mundësi që ta udhëheq “ gjë të cilën Krasniqi është duke i shqyrtuar’, thotë ky burim që nuk ka dashur t’i përmendej emri.
“Parimisht Krasniqi është i interesuar pasi që edhe ideologjia është në përputhje me vizionin e Krasniqit, pasi ai është i interesuar për bashkim, por edhe t’i ketë ngatë veti të burgosurit Politikë, pasi edhe vetë ka qenë i burgosur”.
Standardi.info ka provuar ta kontaktojë vetë Krasniqin, por nuk është përgjigjur në telefon.
Ndërsa Kabineti i tij nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me çështjen.
Ndryshe Krasniqi është shprehur haptas që është i pakënaqur me mënyrën e udhëheqjes nga shefi i PDK-së Hashim Thaçi.
Madje ka raste kur Krasniqi e ka quajtur Thaçin diktator.
Në konventën e fundit ku PDK-ja i zgjedh anëtarët e ri dhe kryesin e re, Krasniqi nuk kishte marr pjesë si shenj pakënaqësie.
Analistë politik ikjen e mundshme të Krasniqit nga PDK-ja e kanë cilësuar si “thyerje krahu për PDK-në”, pasi që kjo mund t’i shkaktojë humbjen e zgjedhjeve. Arsye tjetër është që Krasniqi mund të merr pas vete edhe shumë anëtarë që janë të pakënaqur një soj si Krasniqi me politikat e Thaçit brenda PDK-se dhe udhëheqjen me shtetin./fishmedia/






