Obama-Hillary, pakt sekret për 2016 nën kërcënimin e Bill Clinton



Prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë, zbulohet konflikti mes Bill Clinton dhe Obamës

La Stampa

Barack Obama në vitin 2016 do të mbështesë Hillary Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ky zbulim vjen nga faqet e “The Amateur”, libri i ri i reporterit investigativ, Edward Klein, ish gazetar i prestigjiozes “Newsweek” që rindërton në detaje gjenezën e një “pakti politik sekret” sigluar nga dyshja Clinton dhe Obama.
Gjithçka nisi një vit para zgjedhjeve të fundit presidenciale, kur Bill shtyn Hillary-n të vinte kandidaturën në nominimin e konventës së Partisë Demokratike, duke sfiduar Obamën e turbulluar, që vinte me një popullaritet në ulje, dhe me një ekonomi duke gulçuar. Gjatë një mbledhje në shtëpinë e familjes më Chappaqua, jashtë New York-ut, me Hillary-n dhe me disa bashkëpunëtorë të ngushtë, Bill një lëshon një kritikë të ashpër ndaj presidentit demokrat: “Bush më kërkonte më shpesh këshilla se sa Obama, nuk kam asnjë lloj lidhje me këtë president. Obama nuk ia ka idenë se si të rrijë në Shtëpinë e Bardhë, nuk e di as se si funksionon bota, është një i paaftë, një amator!”, ose një fillestar.
Kjo është gjeneza e thashethemeve të shtypit që në vitin 2011 që shkruajtën mbi hipotezën që Hillary mund të sfidonte Obamën në garën për nominimin si kandidat për Shtëpinë e Bardhë, ose për të marrë postin e zëvendëspresidentit që tani e mban Joe Biden. Raportet mes Clinton-ëve dhe Obamës janë të thyera derisa për të ndërmjetësuar arrin David Axelrod, guru politik i presidentit. Ishte ai që i propozoi Bill Clinton të fliste në Konventën demokrate në Charlotte. Bill reziston, nuk do t’ia dijë fare, por Axelrod vazhdon ndërmjetësimin pa ndërprerje, sepse prania e Bill në konventë i duhej se s’bën për rizgjedhjen e Barack Obamës.
Akordi arrihet, dhe sipas rindërtimit të ngjarjeve sipas librit, në verën e vitit 2012, kur Bill Clinton pranon të ngjitet në podin e Charlotte, në këmbim Obama i siguron që në 2016-ën do të mbështesë Hillary-n për presidencën. Në këtë mënyrë ai shkarkon Biden, zëvendësi i tij që nga fushata e 2008-ës, që aspiron të jetë kandidati demokrat në 2016-ën. Është një akord i tillë që motivon Clinton të mbajë në Charlotte një fjalimin më efikas të Konventës. Me diskutimin e tij plot ironi dhe numra Bill çmontoi në emër të “matematikës” të gjithë fushatën e republikanëve. Nga ai moment deri në Ditën e Zgjedhjeve, Bill qëndron në krah të Obamës. 48 orët e fundit para zgjedhjeve ata shikohen së bashku nëpër qytetet e SHBA-së, dhe Obama i është mirënjohës, pasi e kuptoi që fjalimi i Bill pati më shumë impakt politik se sa fjalimet e tij.

Por nuk mbaron këtu, sepse siç tregohet në librin “The Amateur”, Obama sapo u zgjodh i bën të ditur Bill-it se është rimenduar dhe, ndoshta nën presionin e Biden, shpjegon se do të jetë “neutral” në ndeshjen e vitit 2016, “siç u takon presidentëve që lënë detyrën”. Por për Bill kjo është një prerje në besë, madje më shumë, një fyerje personale.
Bill tërbohet fare, dhe kundërlëvizja e tij është e shpejtë. Ai merr në telefon një nga gazetarët që i beson shumë, Steve Kroft të “60 Minutes” në televizionin “Cbs”, për ti ofruar një “intervistë lamtumire” të Hillary Clinton mbi vitet e kaluar në Departamentit e Shtetit, me të dhëna që do të tronditnin nga themelet Shtëpinë e Bardhë. Në këtë mënyrë Obama trembet dhe risiglon premtimin që do të mbështesë Hillary-n. Dhe madje Obama del së bashku me Hillary-n në intervistë me Croft, duke projektuar një mbështetje personale dhe politike në 2016-ën. Tani mbetet për t’u parë nëse “pakti sekret” do të rezistojë gjatë këtyre viteve.