Nxehtë deri të shtunën


Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj ka deklaruar se temperaturat e larta do të vazhdojnë deri ditën e shtunë. Pritet që pas kësaj dite, pritet të zbresin temperaturat minimale dhe maksimale dhe njëkohësisht pritet që të ketë reshje shiu.
“Temperaturat më të larta pritet të jenë në qytetin e Prizrenit me 34 deri 35 gradë celsius. Këto temperatura janë të pritshme edhe në përputhje me sezonin në të cilin gjendemi po edhe me orografinë- kushtet klimatike të vendit tonë”, tha Tahirsylaj, për Telegrafin.
Temperatura e nxehta po mbretërojnë që nga fund i javës së kaluar, pas disa javësh me reshje shiu dhe mot të vranët./orainfo