Home »
» Nju Jork, qilimi persian shitet për 33,8 milionë dollarë
Nju Jork, qilimi persian shitet për 33,8 milionë dollarë
Një qilim persian i shekullit XVII u shit në një ankand në Nju Jork për shumën rekord të 33,8 milionë dollarëve. Objekti i rrallë i përkiste një muzeu të Uashingtonit që prej vitit 1926, kur u dhurua nga pronari i atëhershëm, William Clark, një industrialist dhe senator i Montanës.
Përpara kësaj shitje rekord, qilimi më i shtrenjtë persian ishte shitur në një ankand të 2010-s në Londër, për 9,6 milionë dollarë./albeu






