Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 116-vjeçare


Njeriu më i moshuar në botë ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 116-vjeçare në një spital të Japonisë
Jiroemon Kimura është bërë pjesë e librit të rekordeve Guinness si njeriu më i moshuar në botë dhjetorin e vitit të kaluar, kur mori edhe urimet nga kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Kimura lindi më 19 prill të vitit 1897, në Japoni. Ai punoi rreth 40 vjet në postën japoneze dhe pas daljes në pension iu përkushtua bujqësisë deri në moshën 90-vjeçare.

Ishte babai i 7 fëmijëve, gjyshi i 14 nipërve e mbesave, stërgjyshi i 25 fëmijëve dhe katragjyshi i 13 të tjerëve.