Një mundesi të studioni në Boston dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!


Pas Mbretërisë së Bashkuar, kolegjet CATS ofrojnë mundësi për përgatitjen e studentëve shqiptarë edhe në qendrën më të njohur të edukimit amerikan


Me më shumë se 4 mijë kolegje dhe universitete të njohura, nuk është çudi që mbi 750 mijë studentë nga e gjithë bota zgjedhin si destinacion studimi në sistemin e lartë shkollor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me opsione të pafundme për zgjedhjen e degëve, stilin e ndërtesave të kampuseve dhe vendodhjen e tyre, SHB ofrojnë oportunitetet më të mira të edukimit. Për këtë arsye edhe konkurrenca për të hyrë në kolegjet dhe universitetet më me emër atje, është tepër e madhe. Në këto shkolla, shumica e programeve ju hapin dyert e karrierës në të gjithë botën.
Rruga më  e mirë për studentët ndërkombëatrë që të kenë një shans më shumë për të studiuar në këto institucione selektive është fillimi i studimeve në sistemin e edukimit amerikan para universitar dhe prej aty të aplikojnë për një shkollë të lartë në SHBA. Sistemi i edukimit atje është i ndërlikuar dhe kompleks, prandaj studimet parauniversitare u japin mundësinë studentëve ndërkombëtarë të ambjentohen dhe të marrin konfidencën e nevojshme me mënyrën amerikane të të studiuarit. Në një mjedis ku studentët inkurajohen që të marrin pjesë aktive në klasë, të flasin në publik, e gërshetuar kjo me një sistem që i kushton rëndësi të veçantë aktiviteteve jashtë mësimit, pra jo vetëm anës akademike, një student ndërkombëtar e ka shumë të vështirë të orientohet.
CATS Academy Boston, një shkollë e lartë private (me konvikt) ofron kurrikulën amerikane të përshtatur për studentët e huaj. E bazuar në një ekperiencë 60 vjeçare të mësimdhënies për studentët e huaj dhe përgatitjes së tyre që të studiojnë në universitet më prestigjioze në botë, Akademia CATS e Cambridge Education Group në Boston ka trashëguar të njëjtën etikë dhe principe që karakterizojnë kolegjet CATS Cambridge, Canterbury dhe Londër në Mbretërinë e Bashkuar.
“Shkolla jonë bën një punë të jashtëzakonshme për të kuptuar kërkesat e studentëve internacionalë” thotë Meghan Harper, Market Development Manager, dhe i pajis ata me të gjithë suportin e nevojshëm akademik dhe social që kanë nevojë për të qënë me të vërtetë të suskseshëm në një mjedis të ri. Në ndryshim nga shkollat e tjera të sistemit të lartë arsimor CATS Academy në Boston ju ofron studentëve kurse të përditshme të gjuhës angleze ESL, pregatitjen e plotë SAT,  plane individuale për kursin dhe këshillime kokë më kokë një herë në javë, përveç një kurrikule mësimore të nivelit më të lartë”.
Niveli i lartë i fakultetit dhe personelit mësimdhënës, të gjithë me ekperiencë internacionale në fushën e edukimit dhe që kanë studiuar në Universitet më të mira si Harvard, Yale, Boston College, Columbia, NYU, është një nga pikat më të forta të CATS Academy Boston. Por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se këto njohuri vihen në shërbim të studentëve me qëllim që ata të dinë se si të veprojnë për t’u pranuar në një nga kolegjet ose universitetet elitare. Personeli ka njohuri të shkëlqyera për këshillat që duhet t’u japin studentëve se si të pranohen në kolegjet më të mira, me rezultate të shkëlqyera akademike, pjesmarrje në aktivitetet jashtë mësimit dhe zhvillimin social.
Kyle Egan, drejtoreshë për aktivitete dhe ushtrimet të Matematikës dhe të Shkencave shpjegon se “CATS Academy ka veprimtari të detyrueshme jashtë mësimit siç janë sportet, klubet shoqërore dhe shërbimi në komunitet. Këto janë komponentë të rëndësishëm të sistemit të edukimit amerikan. Ne duam që të krijojmë një student me kuptimin e plotë të fjalës, student që është jashtë formatit të ngurtë të faqes së aplikimit për në Universitet.” 
Duke pasur avantazhin që e të qënit në qendrën kryesore të edukimit, mes kolegjeve dhe universiteteve më të njohura të Amerikës, CATS Academy Boston jep eksperiencën e duhur për t’i dërguar studentët në Universitetin që ata ëndërrojnë. Drejtori i Shkollës, Dr Charles Clark tregon se “CATS Academy Boston ofron një metodë holistike për të inkurajuar ambicien, vënien në pah të potencialeve si edhe u ofron studentëve mundësi të shkëlqyera për të zgjeruar njohuritë dhe arritur objektivat. Ne i realizojmë këto attribute në një atmosferë mbështetëse që i shtyn studentët drejt arritjes së suksesit dhe kapjen e mundësive me vlerë për zhvillimin personal. Ne presim që t’u urojmë mirëseardhjen studentëve më cilësorë nga e gjithë bota dhe shpresojmë që një numër i tyre do të jetë nga Shqipëria”.