Home »
» Nga Zef Mulaj:NJË MOLLË
Nga Zef Mulaj:NJË MOLLË
NJË MOLLË
Në horizont duket një mollë.
Po piqet
me ngadalë…
Miliona sy po e vështrojnë,
ta shijojnë kuqlimin e saj duan…
Kali i vjetër, me shekullin
ngarkuar hingëllon
prêt mollën
të piqet.
Kalorësi mpreh shpatën…
Por molla më shumë kuqëlon…
Stinë të reja po vijnë,
bashkë me bekimet hyjnore
zbarkojnë në malet e Tropojës
dhe në mbarë Dardaninë
…
Nën kurorën e gjelbëruar
me mollë të kuqe ngarkuar
hedhin ëmbëlsisht
dhe vezullueshëm
shqip
të bekuarën valle





