Në Maqedoni tani pagesat edhe me anë të telefonit celular


T-Mobile dhe NLB Tutunska Banka prezantuan servisin për pagesë me anë të telefonit celular, transmeton Shqipmedia.
MobiPay është një shërbim i ri Telekomit të Maqedonisë përmes së cilit do të mund të paguhen faturat nëpërmjet telefonit cellular në kafene, restorante, markete si dhe në dyqanet për teknikë të bardhë të cilët do të jenë partnerë të këtij programi. Shërbimi është i lidhur me xhiro llogarinë bankare në NLB Tutunska Banka, që do të thotë se paratë do t’ju meren nga ajo llogari, jo nga celulari.
“Me pagesën nëpërmjet celularit, telefoni celular merr edhe një rol tjetër, atë të kuletës virtuale. Kuletë e cila ju shërben të gjithë klientëve edhe atyre pri-pejd edhe post-pejd, edhe atyre që kanë telefona të mënçur (Smartphone), por edhe atyre që kanë telefona të vjetra” – thotë drejtori i T-Mobile Maqedoni, Zharko Lukovski.
“E bukura e këtij projekti është se shërbimi është në dispozicion prej çdo telefoni. Nëpërmjet tij hapet një fushë e re e komunikimit”.
Pagesa nëpërmjet celularit do të bëhet përmes terminaleve univerzale që do ti kenë shitësit, nëpërmjet së cilëve do të futet shuma dhe do të thiret numri 180. Sipas z.Lukovskit pagesa është e sigurtë sepse përdoruesit do të kenë një numër PIN unik. Nëse e humbni telefonin tuaj, do të mund ta bllokoni menjëherë. Sigurisht, që të përdoret shërbimi do të duhet të keni xhiro llogari bankare në NLB Tutunska Banka. Me bankën nënshkruhet marrëveshje për të lidhur llogarinë bankare me celularin. /Shqipmedia