Mustafaj-demokratëve: Mos u ndjeni të thyer e të zhytur në dëshpërim, por analizoni arsyet e humbjes


Një prej përfaqësuesve më të lartë të Partisë Demokratike në të kaluarën, Besnik Mustafaj, duke pranuar humbjen e thellë të demokratëve, ka kërkuar nga ata që mos të zhyten në dëshpërim. Sipas tij, tashmë është koha për të analizuar arsyet e humbjes.
Ju drejtohem të gjithë demokratëve e në mënyrë të posaçme asaj bërthamës së mrekullueshme që dikur quheshin me krenari “qëndrestarë”. E sotmja sigurisht që nuk është një ditë e gëzueshme për ne. Më kryesorja dhe e domosdoshme është që asnjë prej jush të mos ndjehet i thyer. Ju duhet të mblidhni forcat, krenarë që jeni demokratë dhe të bëni një analizë thellësisht të sinqertë me veten dhe njëri-tjetrin, të arsyeve pse kjo humbje dhe sidomos pse në këto përmasa. Nëse demokratët e vërtetë zhyten në dëshpërim, dëmin e madh e ka Shqipëria jonë e shtrenjtë”, shprehet Mustafaj në Facebook./b.l