Mungesë e fuqisë punëtore: Gjermania lë pa shfrytëzuar më shumë se dy milionë talente.


Angazhimi i potencialit të pashfrytëzuar njerëzor brenda vendit është rruga më e mirë për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore në Gjermani.
Oferta e fuqisë punëtore në Gjermani mund të rritet me më shumë se 2 milionë vetë. Ky është rezultati i studimit me titullin “Potenciale të pashfrytëzuara të punës në Gjermani: Masat dhe efektet”, i zhvilluar nga Instituti i Ekonomisë Botërore në Hamburg (HWWI) me kërkesë të Iniciativës së Re Sociale të Ekonomisë së Tregut (INSM). Kur potencialet njihen dhe mbështeten më mirë nga politika, shtohen shanset e barazisë për secilin në formënmundësive më të mira për avancimin në karrierë dhe për pjesëmarrje në jetën sociale.

Shkencëtarët identifikojnë shtatë grupe

0,,16779370_403,00 
(Nënat, gratë e martuara, të moshuarit, akademikët, të rinjtë, emigrantët, personat e papunë për kohë të gjatë), që paraqesin potencialin më të madh. Ato prezantojnë njëkohësisht edhe masat, që do t’i mundësonin këtyre njerëzve qasjen në tregun e punës. “Të mobilizosh potencialin ekzistues të fuqisë punëtore nuk është vetëm një kërkesë e logjikës ekonomike, por mbi të gjitha një program obligativ politik për ekonominë tonë sociale të tregut. Vetëm në qoftë se promovon talentet ekzistuese, duke marrë parasysh situatat individuale të secilit, politika bën një punë të besueshme për më shumë shanse të barabarta në shoqërinë tonë”, thotë Hubertus Pellengahr, drejtor i INSM.
Studimi tregon se vetëm me ndihmën e hapjes së vendeve në çerdhe për fëmijët e vegjël dhe më vonë të shkollave gjatë gjithë ditës, si dhe me anë të ndryshimit të moshës së daljes në pension dhe me vendet e punës në përshtatje me moshën, mund të mobilizohen potenciale të konsiderueshme. Me këto masa mund t’u lehtësohet rihyrja në tregun e punës rreth 1,3 milionë nënave jo të punësuara dhe të moshuarve. Për grupet e tjera :
- Emigrantët – potenciali i fuqisë punëtore: 115.000. Masat që rekomandohen: njohja e diplomave të huaja dhe e kualifikimeve pasuniversitare, oferta të gjuhës profesionale në gjermanisht.
- Akademikët – Fuqia punëtore 100.000. Masat që rekomandohen: zgjerim i sistemit për mbështetjen e studentëve.
- Të rinjtë – potenciali i fuqisë punëtore 88.000. Masat që rekomandohen: Mbështetje për nxënësit e dobët në zgjedhjen e karrierës, mbështetje sistematike për kualifikimin e të rinjve me kualifikim të ulët në ndërmarrje.
Me pak ndihmë mund të kthehen në punë dhe në jetën sociale shumë njerëz.

Me pak ndihmë mund të kthehen në punë dhe në jetën sociale shumë njerëz.
- Të papunët afatgjatë – potencial i fuqisë punëtore 300.000. Masat që rekomandohen: punësimi me orar të kufizuar si urë kalimi nga papunësia dhe hapja e sferave të punësimit me kërkesa të larta për fuqi punëtore.

Dy milionë njerëz mbahen larg tregut të punës

Dështimet politike dhe pengesat ligjore mbajnë larg tregut të punës më shumë se dy milionë njerëz. Këtë Gjermania nuk mund ta përballojë për kohë të gjatë: angazhimi i potencialit të pashfrytëzuar është një ndihmë e thjeshtë, e shpejtë, e lirë dhe efektive për të gjithë të përfshirët në luftën kundër mungesës së fuqisë së kualifikuar të punës”, thotë Prof. Dr. Thomas Straubhaar, drejtor i HWWI. “Me aktivizimin e talenteve të pashfrytëzuar Gjermania mund të përballojë më lehtë dhe në mënyrë më efektive sfidat demografike”, shton Dr. Christina Boll, drejtore e hulumtimeve në HWWI dhe drejtues e studimeve.
  • Autor A Verbica/ (dpa)
  • Deutsche Welle