Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Jackobson, nuk e ka pasur lehtë te futet në ambientet e Kuvendi të Kosovës të enjten në mëngjes.
Në një nga hyrjet, ajo është penguar nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Herën e parë ka tentuar por nuk është lejuar, ndërsa herën e dytë pas ndërhyrjes së policisë asaj i është krijuar mundësia që ta futet në Kuvend dhe të marr pjesë në seancën ku është miratuar ratifikimi i marrëveshjes. Edhe vetë ambasadorja nuk ka lënë pa reaguar.
Në rrjetin social Twitter ajo ka shkruar se është penguar nga Vetëvendosja, ndërsa në reagimin zyrtarë të ambasadës këta të fundit janë akuzuar se po e dëmtojnë reputacionin e Kosovës si demokraci në zhvillim. Video më poshtë është realizuar nga gazetari i Tribunës dhe shihen gjitha momentet e futjes së ambasadores në ambientet e Kuvendit./orainfo
Home »
» Momenti kur u pengua hyrja e ambasadores amerikane (Video)





