Mundimi dhe nervat që krijohen, teksa lufton me një çadër në erë dhe në shi për të mos u lagur, tani mund t’i përkasin së shkuarës. Modeli i ri i çadrës së shiut, i quajtur “Rainshader” (çadra helmetë), duket se do t’u japë fund vuajtjeve të njerëzve.
“Rainshader” i mbron përdoruesit nga era dhe shiu pa bllokuar shikimin e tyre. Gjatë testimeve në erërat e forta (rreth 52 km/orë) çadra nuk u kthye asnjëherë.
Rainshader bazohet në helmetën tradicionale të motorit. Ai skelet alumini të zi, poliester, lartësi 90cm, gjerësi 5cm, kur mbyllet dhe gjerësi 65cm kur hapet. Të gjitha këto me një peshë 0.5 kg./Shekulli Online/Përgatiti: E.D/





