Merkel: S’ka datë për Serbinë, pa zhbërjen e strukturave paralele në Kosovë

Angela Merkel


Qeveria gjermane në Samitin e Bashkimit Evropian, në fund të qershorit, do të propozojë që data e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE, të varet ekskluzivisht nga përparimet në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Ky qëndrim i Gjermanisë, sipas agjencisë serbe Beta, do t’i bëhet i ditur përfaqësueses së Qeverisë së Serbisë, Suzana Grubjesic, e cila është e ngarkuar me çështjet e integrimeve evropiane, kur ajo nesër të takohet në Berlin me përfaqësuesit e parlamentit gjerman dhe me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Qeverisë Federale.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në vigjilje të takimit të deputetëve të CDU në të cilin nuk mori pjesë, javën e kaluar ua ka arsyetuar deputetëve qëndrimin e saj, transmeton telegrafi.
Kanelarja gjermane ndjehet e obliguar që të mos tërhiqet nga qëndrimi i saj, në gusht të citit 2011, kur me rastin vizitës në Beograd kishte thënë se Serbia nuk mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE derisa të mos arrihet marrëveshja për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës.
Tash ekzisto kjo marrëveshje por sipas deputetëve konservativë në Bundestag, problemi qëndron në faktin se ajo nuk po zbatohet në pjesët kryesore të saj, që kanë të bëjnë me zhbërjen e strukturave paralele gjyqësore dhe policore, zgjedhjet lokale dhe çështje të tjera.
Sipas kësaj samiti i BE-së do të përcaktojë datën konkrete për fillimin e negociatave të Serbisë me BE-në tek në vitin 2014, pasi të jetë verifikuar sukses në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë./orainfo