Home »
» Mediat shqiptare thyejnë heshtjen zgjedhore
Mediat shqiptare thyejnë heshtjen zgjedhore
Një pjesë e madhe e portaleve informative dhe faqeve të shtypit në Shqipëri prej mbrëmë po shkelin heshtjen zgjedhore. Në faqet informative të internetit vazhdojnë të qëndrojnë lajmet e fushatës të partive politike dhe deklarimet e partive lidhur me zgjedhjet dhe votimet e 23 qershorit.
Kodi zgjedhor sanksionon të gjitha llojet e fushatës dhe propagandimeve përmes mediave.
“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor, transmeton INA.
Por, shumica e një pjese të mediave po vazhdojnë të shkelin kodin zgjedhor. OSBE/ODIHR pritet që këtë shkelje të kodit nga mediat ta përfshijë në raportin për vlerësimin e zgjedhjeve./Indeksonline