Maqedoni, protesta në mbështetje të Erdoganit







Opinione

Studime,shtypi i huaj,intervista, ese, shqyrtime, vezhgime, anketa, analiza...


Blendi Fevziu dhe një kujtesë për “Opinionin”

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 minutes ago
*Nga Myslim Pasha* *1. Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ish thirrur para disa ditësh Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi. Më tërhoqi vëmendjen, që kur u përmend një nen i Kodit Penal mbi “dorëzimin e territorit…” çka lidhej me paktin famëkeq detar Midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, drejtuesi i emisionit, Fevziu, në mënyrë shumë të vendosur dhe po kaq të prerë e kundërshtoi: “dorëzimin e territorit …” duke thënë se “…Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar paktin vetëm për shkaqe procedurale…” çka nuk është aspak e vërtetë.... more »

Karagjozët e mendimit shqiptar

Lajmëtari Shqip at Opinione - 4 hours ago
Ndue Ukaj Qenies shqiptare, i janë vërsulur karagjozë të shumtë, e me sjelljet e tyre prej palaçove, na kanë bërë gazi i botës. Si palaço që dinë të jenë e të përshtatën kudo, ata duke mos zgjedh mënyra e as mjete për t’i realizuar synimet e tyre shëmtuese, ngjiten shkallëve të karrierës. Gjithë këtë e bëjnë, pa ndonjë përgatitje të shëndoshë kulturor, shkencor a intelektualë, po duke qenë karagjozë e palaço. Viteve të fundit, e kemi pa e përjetua sesi kulturës e historisë shqiptare, i janë vërsul karagjozë të brendshëm e të jashtëm. Të brendshëm janë ata të cilët për agjend... more »

A strange invention from Turkey!!!

Lajmëtari Shqip at Opinione - 1 day ago

Shpërqëndrimi i vëmendjes së opinionit

Lajmëtari Shqip at Opinione - 1 day ago
*Nexhmedin Spahiu * *Meselja me Carin e Sulltanin* Në Drenicë, tregohet një mesele se kur janë takuar Cari e Sulltani e kane diskutuar se çfarë kryen më shumë punë në politikë “e lemja” (talenti) apo “e blemja” (shkolla, trajnimi)?. Cari na paskësh thënë se është “e blemja” kurse Sulltani na paskësh thënë se ështe “e lemja”. Cari për të argumentuar pohimin e vet na paskësh urdhëruar majmunin e trajnuar që t’ju sherbejë me kafe. Sulltani duke ditur dobësinë e majmunit paskësh nxjerrë nga kutia një miush dhe majmuni paska hedhur për toke tabakanë me kafetë e Carit dhe Sulltanit dhe ... more »

ARITMETIKA E ÇUDITSHME E DY TË KËQIJAVE

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 days ago
*MUSTAFA NANO* Teza për t’u vënë një kryq të tërëve në fletën e votimit, apo për ta dorëzuar të bardhë atë, në mënyrë që të dalë e pavlefshme, ka filluar të diskutohet në nivel mediatik këto kohë. Kjo tezë është hedhur e hidhet për diskutim, afërmendsh, jo thjesht për të ndikuar në rezultatin elektoral, por edhe si një mundësi nga ana e njërit apo tjetrit për të afishuar apo përforcuar një qëndrim individual lidhur me situatën politike në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë me zgjedhjet e datës 23 qershor. Kjo tezë, në dijeninë time, është hedhur për herë të parë nga Shinasi Rama, e m... more »

Hipokrizia e Familjes me “divorcin”

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 days ago
Mero Baze Disa gazeta ditore sot kanë publikuar lajmin se Shkëlzen Berisha bashkëjeton me një të fejuar të re, dhe se divorci i tij me ish- gruan, është realitet. Ky nuk është ndonjë lajm që do t’ia vlente të botohej, pasi jeta private e Shkëlzenit është pronë e tij. Edhe pse babai i tij nuk ka lënë grua dhe burrë në këtë vend, që i ka pasur kundërshtarë, që nuk u ka bërë radiografinë deri poshtë çarçafëve, shoqëria shqiptare është përtej mentalitetit të Berishës dhe është neutrale ndaj jetës së djalit të tij. Ka qenë neutrale dhe për martesën e parë të tij, e cila nëse do t’i sh... more »

TIRANA E LLANGOSUR ME FLAMUJ, ÇFARË MJERIMI!

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 days ago
*SKËNDER MINXHOZI* Çdo ditë që na afron drejt 23 qershorit, është një ditë edhe më e ngjyrosur për rrugët e sheshet e Tiranës. Fillimisht bluja e thellë e flamujve të partisë në pushtet, e gjithëpushtetshme, që mbuloi gradualisht rrugët e kryqëzimet, e tani edhe e purpurta e opozitës, që përpiqet t’i ngjitet edhe ajo shtyllave të ndriçimit e semaforëve të kryqëzimeve. Një tallava ngjyrash, siç nuk është parë kurrë më parë në Tiranë në dekadën e fundit. Nëse në zgjedhjet e vitit 2009, apo edhe në lokalet e majit 2011, kryeqyteti qe kursyer nga kjo zallamahi flamujsh e banderolash, ... more »

EDHE ERDOGANI DO TË ORGANIZOJË MITINGJE TË PAQES!!!

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 days ago
*MUSTAFA NANO* Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, është kthyer nga një vizitë në Afrikë, dhe ka gjetur në vendin e vet po atë situatë që kish lënë me shpresën se, kur të kthehej, gjakrat do ishin ftohur dhe se njerëzit që kishin pushtuar sheshet duke protestuar kundër tij do ishin lodhur e shkurajuar. Madje, protestuesit i ka gjetur më të motivuar e më të shumtë. Ka me mijëra të rinj që janë bërë pjesë e manifestimeve. Janë të rinj që po protestojnë për herë të parë në jetën e tyre, dhe këtë herë të parë e kanë kundër atij që, deri para pak muajsh, po shihej nga shumëkush, nd... more »

Kush do ta vrasë Sali Berishën?

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 days ago
*Nga Mero Baze* U përballa me eskortën e Berishës ndërsa po kthehesha nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës, mesditën e së dielës. Po përpiqem të përshkruaj gjithë policët që ishin angazhuar për ruajtjen e tij. Në dalje të Sarandës, tek kryqëzimi për Vlorë, ishte një furgon policie dhe një patrullë në rrugë, që vëzhgonte dhe ndalte në mënyrë selektive veturat. Duke zbritur poshtë, dy policë të tjerë në sheshin e Metoqit. Pak më poshtë tek ura e Vrionit, një tjetër furgon dhe tre vetura policie. Policë të shumtë në rrugë. Duke ecur në drejtim të Bistricës, u përballëm dhe me 2 ve... more »

Qeni shpis

Lajmëtari Shqip at Opinione - 4 days ago
Nga Edison Ypi Ndodhi në një restorant këtu pranë, ku unë dhe ca të tjerë hamë kush një grosh, kush një paçe që na i përgatit me kujdes një kuksian. Atë ditë, sapo hyra në atë restorant, një mirditor babaxhan me paçe dhe një broke verë përpara u ngrit befas në këmbë dhe klithi me gishta n’vesh: Komunist e socialist mos m’u boft’ as qeni shpis. Shtanga nga këto fjalë të fuqishme të një bukurie të pashoqe. Me lugët e mbetura pezull dhe gojët plot me mish e grosh e pilaf, të gjithë kthyen kokat nga mirditori i urtë që u bë befas protagonist. Krejtësisht i ngrirë nga ky befasim i hatashë... more »

Me kamxhik fetar-kundër shtetit të Kosovës

Lajmëtari Shqip at Opinione - 4 days ago
*Nga Arbana Xharra* “Hoxhë” Irfan Salihu është fytyra përfaqësuese e grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë. Këto grupe numerikisht mund të jenë të vogla, por këtë e kompensojnë me zhurmën e rrezikshme që po bëjnë prej vitesh. Kosova është një vend i “përshtatshëm” për këtë lloj propagande: shteti i dobët, sistemi arsimor edhe më i dobët, shtresat e injorantëve në rritje, bashkë me varfërinë. Deklaratat e tij fyese kundër femrave, kualifi kimi i tyre si lavire është kulmi i skandaleve. Në një mënyrë është mirë që kjo fytyrë e rrezikshme që flet në emër të islamit u bë pjesë e ... more »

Punë kurvash!‏

Lajmëtari Shqip at Opinione - 6 days ago
Olsi Jazexhi 1. Gjatë njërit prej edicioneve të Big Brotherit që u transmetua në televizionin Top Channel në vitin 2013, pjesëmarrësit e këtij programi degjenerues kishin kryer seks në publik siç bëjnë nga herë. Një gazetare e Gazetës Shqiptare që kishte ndjekur seksin e njerës nga vajzat në këtë emision, si për të treguar se deri ku ka shkuar poshtërimi i njeriut në Shqipërinë demokratike të ditëve tona, babait të vajzës që kishte bërë seks i bëri një intervistë. Shkrimi në fjalë kishte titull: “Prindërit e X….: Jemi ‘pro’ seksit në “Big Brother””. Në intervistën në fjal... more »

Opinioni publik dhe qeveria

Lajmëtari Shqip at Opinione - 6 days ago
*Nga Ilir Yzeiri* “George W. Obama” e titullon “Huffington Post” lajmin e madh e kryesor në faqen e parë të sitit të saj në internet. “Mandati i katërt i Bush-it” vijon më tej siti në Internet i Politico-s. Presidenti Barack Obama është vënë në shënjestër të shtypit amerikan pas zbulimeve të Guardian për përgjimet telefonike të kryera nga shërbimet inteligjente me anë të operatorit amerikan Verizon, si dhe investigimit të Washington Post për mënyrën se si NSA dhe FBI vënë dorë mbi të dhënat dhe përdoruesit e nëntë gjigandëve amerikanë të internetit. Ky është lajmi. Një tjetër laj... more »

Çfarë po ndodh në Turqi dhe pse

Lajmëtari Shqip at Opinione - 1 week ago
*THE ECONOMIST* * * ** Gjithçka filloi me një pemishte fiqsh. Për muaj me radhë një grup i palëkundur mjedisorësh kishin protestuar kundër një projekti të mbështetur nga qeveria për të prerë pemët, që t’i hapej rruga një qendre tregtare dhe kompleksi rezidencial në sheshin “Taksim” të Stambollit. Javën e shkuar ata organizuan një tubim paqësor, kamping, këngë dhe valle afër pemëve të kërcënuara. Më 31 maj, në një bastisje para agimit, policia e protestave kundërveproi. Ata u vunë flakën çadrave të demonstruesve dhe i mbytën me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Imazhe të brutalite... more »

Një foto, një vend pune!

Lajmëtari Shqip at Opinione - 1 week ago
*Nga Jona Dervishi* Kemi hyrë në zonën e nxehtë të fushatës elektorale, tashmë disa javë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve parlamentare, pikërisht nga dita e madhe e ndryshimit. Por sa më pranë i shkojmë asaj dite, aq më shumë shtohet dhe ankthi i votuesve shqiptare, ankthi i njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që presin dita ditës mbarimin e streseve të tyre dhe fillimin e një “epoke” të re politike, ekonomike, sociale, kulturore, shëndetësore, etj. Pra Rilindjen e këtyre celulave që përbejnë dhe themelet e një shteti europian. Deri këtu jemi në rregull, por kleçka që turbullon më... more »

Përkeqësimi

Lajmëtari Shqip at Opinione - 1 week ago
* Nga Albin Kurti* Secilën marrëveshje të Kryeministrit të Kosovës me Serbinë, madje edhe ato për zbatim të marrëveshjeve paraprake, i shpallin historike, duke gjetur në to diçka që është për herë të parë – një kapitull të atillë që po mbyllet e një të këtillë që po hapet. Mirëpo, edhe me secilën marrëveshje thonë se përfundimisht u vulos integriteti territorial, rendi kushtetues, kufijtë ndërkombëtarë etj., duke na e sajuar përfytyrimin e një letre të mavijosur nga vulat e pafundme vënë njëra sipër tjetrës, secila përfundimtare (deri te vula e radhës). Të vetëdijshëm për pasojat... more »

“Lule Edi, lule djalë”

Lajmëtari Shqip at Opinione - 1 week ago
*Nga Feti Zeneli* *fetizeneli@yahoo.com* Të gjithë ju që thoni se “ç’po na shohin sytë e ç’po na dëgjojnë veshët nga Edvin Rama në këtë fushatë elektorale”, nuk keni parë dhe nuk keni dëgjuar asgjë, nëse nuk njihni “veprën” e tij të deritanishme. Pjesë përbërëse e kësaj “vepre” janë, midis të tjerash, shkrimet e tij të fillimviteve ‘90, “mullari me lecka”, fotot nudo në ambiente publike, “Kurbani” dhe “betonizimi” njëmbëdhjetëvjeçar në krye të Bashkisë Tiranë. Natyrisht një pjesë të këtyre veprave publiku ynë i njeh, ndonëse në mënyrë të përciptë. Por ajo që s’njohin pjesa dërr... more »

Tri ligjet dhe gjimnazistët - Mentor Nazarko

Lajmëtari Shqip at Opinione - 1 week ago
Mentor Nazarko Parlamenti dje miratoi tri ligjet e famshme, të ashtuquajtura të integrimit, në kohën limit të funksionimit të vet, ndërsa fushata elektorale ka marrë tone të forta, agresive, madje dhe me sulme personale. Në këtë kuptim, edhe ligjet e famshme që kanë përmbajtje të caktuar u bënë pjesë e fushatës, aq sa askush nuk diskuton për risitë që sjellin ligjet në tekstet e tyre. Njëri prej ligjeve lidhet me administratën publike, me garancitë në funksionimin e saj, i cili me shumë gjasë, i hartuar me asistencën e Bashkimit Europian, duhet të jetë ligj i plotë, e që refl... more »

Hysteria vazhdon…

Lajmëtari Shqip at Opinione - 1 week ago
*Halil Matoshi* *Halil Matoshi* Kolumnet janë botëkuptime dhe gjykime të lira, pra janë shkrime autoriale, ato nuk janë raportim lajmesh as gazetari hulumtuese. Redaksia nuk është e detyruar që të botojë opinione vs opinioneve. Aq më pak kur reagimet janë të shkruara keq profesionalisht dhe ad hominem, duke mësyrë bastisjen e biografisë së një autori… Reagimi i Majlinda Bregasit ndaj shkrimit “Hysteria…” duke e keqpërdorur linguistikën thërret në linç publik ndaj autorit, prandaj nuk i përmbush kriteret themeltare të debatit të lirë dhe qytetar! Duke qenë ithtar i debatit të li... more »

Edi Rama po “luan” për Berishën

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Nga Xhevat Mustafa* Të kuptohemi mirë qysh në fillim, nuk është fjala që lideri i PS- së Edi Rama është i infiltruar, agjent apo gur shahu i liderit të PD-së, Sali Berisha. Ideja është që duke u mbështetur në disa fakte dhe duke i analizuar ato jepet arsye apo shkas të çohet ndërmend edhe ajo që për shumëkënd, sidomos nga anëtarësia dhe elektorati i majtë duket e pamundur, që lideri i tyre, duke luajtur keq, pa dashje çon ujë në mullirin e Berishës. Duke e respektuar opinionin e adhuruesve të Edi Ramës dhe të votuesve të “ekipit të tij kombëtar” se ai po luan mjeshtërisht dhe do t... more »

ARSIMI PERBALLË PËRGOJIMIT MEDIATIK

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Nga MUHARREM LALA* Gjithnjë shkolla duke qenë një vatër ku mblidhen nxënësit dhe në të bëhet një punë e kujdesshme mësimore edukative, bëhet jo rrallë një objekt sulmesh të padenja, nga njësi të caktuara të politikës ditore, po edhe të shtypit, çfarë e sjell në vëmendje prodhimin e lajmeve të pakonfirmuara. Ne e kuptojmë se shtypi nganjëherë jeton me zhurmën për shkak të komercializmit, se zhurma me fryrje titujsh të caktuar duke sajuar apo modifikuar fakte , bëhet në mënyrë të tillë sikur në shkollë po ndodhin gjëra të pabesueshme apo gjëra të tjera të cilat nuk është vendi të ... more »

Nismat rajonale bashkëpunuese janë të paplota pa Kosovën

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Nga Emin Azemi* Përpjekjet e dështuara për ta anashkaluar dikur Kosovën nga proceset shtetformuese të ish federatës jugosllave, rezultuan me çlirimin dhe mvetësimin e saj pikërisht nga ato forca që ishin promotore të atyre proceseve. Tingëllon anakronike që edhe sot, kur Kosova ka shënuar progres të lakmueshëm në rrugën e saj drejt përmbushjes së disa kritereve paraaderuse, përfshi edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët, sërish të ketë përpjekje mjerane për ta anashkaluar atë nga nismat rajonale bashkëpunuese, si është kjo që u mbajt në Ohër – PBEJ ÇFARË BASHK... more »

Patologji të sjelljes apo sëmundje të qytetërimit?

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Nga Gëzim Tushi* Koha moderne edhe në Shqipëri ka sjellë tronditje të forta sociale në konceptimin e bazave të jetës individuale dhe sociale të qytetarëve tanë. Kjo sepse tipikisht ajo ka marrë të gjithë tipare të theksuara relative, që e bëjnë të vështirë të vlerësosh përmbajtjen dhe të dallosh esencën e forcës dhe ndikimeve pozitive apo negative të “rrymave të nëndheshme” të modernitetit dhe dimensionimit global të jetës së sotme. Shoqëria jonë nuk është as e ndarë as e imunizuar nga efektet e tyre. Përkundrazi, ato janë efekte të jetës sociale, që jo vetëm janë bërë të forta... more »

E PARA ISHTE FJALA

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*FATOS BAXHAKU* Sipas Dhiatës së Vjetër, më e para nga të gjitha ishte fjala, asgjë tjetër nuk ekzistonte para saj. Dhe me gjithë mend, besimtarë apo jobesimtarë, ateistë, indiferentë e të tjerë, të gjithë ne e përdorim fjalën çdo minutë, çdo orë, çdo ditë. E përdorim kur flasim, por edhe kur mendojmë, kur jemi zgjuar, por edhe në ëndrrat tona. Fjala, është ajo që na lidh me të tjerët, ajo që na bën të shprehim çka kemi ndër krye, ajo që na bën të dallohemi nga gjallesat e tjera të globit. Me një fjalë, ne dhe fjala jemi një. Ajo është pjesë e jona e patjetërsueshme, e domosdoshme... more »

Gazeta, muzikë dhe një filxhan kafe

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
Një publik laraman, me halle e teka, faqe të para gazetash, studio të buzëqeshura dhe të ftuar jo gjithmonë të tillë. Pak muzikë, pak retro, të rejat e të vjetrat e një dite që sapo ka nisur e, në fund, një përshëndetje ogurmirë. Cilat janë sfidat e një emisioni mëngjesi, maratonat e para të një dite të re. Pritshmëritë dhe të papriturat për drejtuesit e tyre. Tregojnë për JAVA Bashkim Hoxha, Blendi Salaj, Endri Xhafo dhe Eno Popi Jo domosdoshmërisht ata duhet të jenë më solarë se të tjerët, e megjithatë, duhet pranuar, këtë punën e dritës dhe “mirëmëngjesin” e përditshëm, ndosht... more »

Kronika e zezë dhe aspekte të etikës

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
Ferdinad Dervishi *Problemi më i dukshëm.* A do të dukej i vdekur një shkrim i pashoqëruar me fotografi të objektit të tij? A do të linte përshtypjen e pretenduar televizive lajmi i një vrasjeje të sapondodhur, por të mbuluar me pamje të vjetra nga arkivi? Sigurisht që mëkati i publikimit të fotografive apo pamjeve jo të denja, që për shkak të etikës gazetareske kanë nevojë për gërshërët e censurës logjike, është para së gjithash rezultat i një kërkese të fortë dhe ndonjëherë ultimative të drejtuesve e pronarëve të mediave shqiptare, kjo, së pari, edhe për shkak të konkurrencës... more »

Liria ekstreme e virtualitetit dhe ajo me pikatore e medias tradicionale

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
Vladimir Karaj Reporterë pa Kufij (en.rsf.org) mendon që liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar në 2013-ën, ata na kanë zbritur 22 vende nga pozicioni 80 që mbanim më 2010. Në anën tjetër, Freedom House (freedomhouse.org) beson që jemi përmirësuar duke na kanë afruar 11 vende më lart, në të 96 nga 107 që ishim një vit më herët. Pikërisht ky qëndrim krejtësisht i kundërt i dy organizatave më në zë në fushën e lirisë së medias tregon sa e paqartë është situata e medias dhe e lirisë së saj në Shqipëri. Dje një koleg ishte lënë jashtë dyerve të studios ku ai duhej të drejtonte... more »

Mediat të “kapura” nga kriza, lëngojnë e s’e thonë

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
Aleksander Cipa Të gjitha mediat shqiptare janë të kapura tashmë prej krizës financiare, por shumica e tyre janë në përpëlitje të mossigurimit të mundësisë për respektimin e afateve të rrogave periodike mujore të stafeve dhe strukturave redaksionale. Janë shumë pak ato që ia dalin ende të jenë besnike dhe të respektojnë me fanatizëm këtë rregullsi. Kjo është një gjendje që vlon në bisedat e lira të stafeve të gazetarëve dhe jo vetëm atyre, por të të gjithë punonjësve që ushqehen në skenën mediatike të vendit. Një gjendje e tillë, bëhet edhe më alarmante kur gjithë administratorët... more »

PËRSE VJEN XHONATAN MUR NË TIRANË?

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*ANDREA STEFANI* Ka dy mënyra për ta zgjidhur krizën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Njëra, ajo në favor të autokratizmit, është t’i jepet Berishës mundësia të gëzojë frytet e tiranisë së shumicës së vendosur prej tij në mënyrë të paligjshme në KQZ. Që do të thotë të bësh atë që fton Berisha dhe Jozefina Topalli, që opozita thjesht të plotësojë 3 vendet bosh të minorancës në KQZ. Rruga tjetër, në dobi të demokracisë, është ajo e eliminimit të shumicës së paligjshme duke riorganizuar KQZ sipas një formule 3 pozita, 3 opozita dhe një kryetar i pranuar konsensualisht nga të ... more »

DIKTATURA E ËMBËL

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*ILIR YZEIRI * Diktaturat e ëmbla ose restaurimi i pushtetit etatik siç po ndodh në Rusi dhe siç ka gjasë të ndodhë edhe në Hungari janë një realitet i njohur, por në Shqipëri diktatura e ëmbël ka një model dhe ka një shtrat që e bën atë të lulëzojë fuqishëm. Po ta vështrosh regjimin që sundon në Shqipëri, as më shumë e as më pak, ai është një “diktaturë e ëmbël”. Një njeri-një diktator- i ka të gjitha pushtetet në dorë, duke filluar nga Presidenti që e ka si një noter personal, nga Prokurori i Përgjithshëm, nga Kuvendi, pra gjithçka. Ai, ashtu si Putini në Rusi apo si Ben Ali në Tu... more »

Misioni qytetar i artistit dhe fundërrinat e realizmit socialist

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Nga Nebil Çika* Arti është forca që ka ndryshuar më shumë se kushdo tjetër botën në mënyrë paqësore. Kështu, shumë artistë të njohur të botës, shkrimtarë, piktorë, aktorë, këngëtarë janë më shumë të njohur për mirë e për keq për ndikimet e tyre në zhvillimet politike e shoqërore dhe roli i tyre është i shënuar tashmë në histori. Autori i njohur Pol Xhons në librin e tij “Intelektualët” nxjerr rolin e shumë prej tyre në zhvillimet politike më të spikatura të planetit. Artisti, shkrimtari, intelektuali, me mesazhin e përcjellë nëpërmjet veprës me apo pa dashje jep mesazhe politi... more »

Politika, një këngëtar dhe bezimi në Zot

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Çelo Hoxha* Deri të shtunën në mëngjes nuk e njihja e Dr. Florin. Një miku im më shpjegoi gjithçka: Dr. Flori është këngëtar, ka kënduar me Edi Ramën në dy fushata elektorale (2003, 2009), dhe së fundi (në prag të fushatës), kishte bërë një këngë kundër Edi Ramës. Miku im, gazetar, kishte ndjekur, rastësisht, emisionin e Arian Çanit në çastin që fliste Dr. Flori. Kështu mësoi për fatin e këngëtarit socialist të zemëruar me grigjën e vetë edhe miku im që edhe ai, ashtu si unë, nuk ka lidhje me atë lloj muzike. Socialistët e zemëruar kanë qenë të shumtë kohët e fundit. Kastriot Islam... more »

Kohë e lirë dhe kohë e mohuar

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Besnik Sopoti* Mendimi i lirë, ai që lind e zhvillohet brenda nesh lidhet me kohën intime të njeriut -individ, me atë të drejtë pra të ligjëshme e të pamohueshme që duhet të ketë çdo pjestar i një shoqërie vërtetë demokratike që ruan e shpreh haptas ndjenjat e mendimet e gjithkujt.Njeriu-individ, ndryshe nga njeriu-masë është ai që mendon dhe krijon në mënyrë të pavarur prej kushteve në të cilat ndodhet e, duke u larguar e shkëputur prej të tjerëve, gjen jo vetëm përmasën e vetvetes por edhe ate të botës në kuptimin e vërtetë të fjalës. Individi ka qenë gjithmonë në kohë, po... more »

Përse Berisha po prodhon një armik të ri amerikan?

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Nga Mero Baze* Sulmi i kryeministrit Berisha ndaj ambasadorit të SHBA në Tiranë kërkon të zhvendosë axhendën reale të bisedimeve të qeverisë amerikane me qeverinë shqiptare lidhur me krizën e zgjedhjeve dhe nevojën urgjente të rikompozimit të KQZ. Një ditë para vizitës së së zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë, Jonathan Moore, Berisha po përpiqet t’i dërgojë sinjale SHBA se mes tyre ekziston një “problem më i rëndësishëm se ai i zgjedhjeve” dhe ky është problemi “Aleksandër Arvizu”. Sulmi, i cili duket i koordinuar me një udhëtim urgjent në Tiranë të shefit të kompanisë Podesta, ... more »

Ligji, drejtoreshë, ligji!

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Nga Edi Rama* Dje, drejtoresha e “Ismail Qemalit” i kishte vënë gjoksin fushatës së Partisë Demokratike në ballin e “Panoramës”. I bënte jehonë kryeministrit, që tha në miting se kryetari i opozitës paskej kërcënuar një drejtoreshë shkolle. Në fakt, mjafton të lexosh dy mesazhet që i kam çuar drejtoreshës e që ajo i kishte bërë publike, për të kuptuar se jo vetëm nuk e kam kërcënuar, po jam përpjekur ta ndihmoj dy herë zonjën e pasjellshme, duke i kujtuar detyrën e saj përpara Kushtetutës e ligjit, mësuesve e nxënësve. Herën e parë u përpoqa ta ndihmoj, pasi mbylli telefonin duk... more »

Përmbytje, përmbytje!

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
** *Nga Pëllumb Kulla* E thënë… Nuk i mungon asgjë e megjithatë ndjehet që kyeministri i ngjirur i Shqipërisë vuan që në këtë fushatë nuk i ka ai gurët që ka në dorë opozita. Oh çfarë do t’i bënte ai qeverisjes! Për arsimin e lartë, fjala vjen… Për ata nja dyqind universitete private që kanë mbirë si kërpudhat në tërë territorin e vendit. Që me një llogari jo shumë korrekte mund t’i binte një universitet për çdo 123 fshatarë! Mbase dy a tre universitete do t’i kursente, se është mëkat të godasësh në tërësi, por ama shumicën… Ja, do të mjaftonte universiteti Kristal, me atë rastin ... more »

KË DO TË SHTYPNI?!

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*MONIKA SHOSHORI STAFA* Në ditën e hapjes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve, pikërisht kur pritej që qytetarëve t’u ofrohej një mjedis festiv, me shtendosjen e natyrshme që sjell mundësia për të ushtruar vullnet politik të drejtpërdrejtë, ndodhi diçka që nuk pritej. Sigla muzikore e muajit elektoral të njërës prej partive të para të sistemit tonë politik bipartiak, dekoruar me parti e partiza përreth, do të ishte vargu i këngës së njohur “We will rock you!” – “Ne do t’ju shkelim me këmbë!”. Ky varg, në variantin e muzikuar, mbyllet pikërisht me ritmin e rreptë të çizmes që përpla... more »

Është fushatë dhe partitë kanë ngritur redaksitë e tyre gazetareske

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
Edicionet e lajmeve dhe programet televizive talk show janë të dominuara tanimë nga politika. Madje, është politika që, në një masë a në një tjetër, ka nën kontroll qoftë lajmet, qoftë vetë programet talk show. Politikanët që ftohen në këto të fundit nuk është se kanë rënë dakord me moderatorin e programit. Jo, nuk është moderatori që zgjedh të ftuarit. Moderatori zgjedh vetëm temën; madje dhe këtë, jo gjithmonë. Ndërsa pjesëmarrësit në debatin e tij caktohen nga shtabet elektorale. Fjala vjen, për të ftuar Olldashin e Lamen në Opinion, ku pastaj patën një ménage a trois të dhunsh... more »

Çfarë na thonë sondazhet

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Skënder Minxhozi* Në fund të majit të vitit 2009, kompania e njohur amerikane e sondazheve “Zogby International” nisi intervistimin “sy më sy” të një mijë shqiptarëve të përzgjedhur rastësisht, me qëllim testimin e preferencave elektorale të tyre. Pas një muaji, më 28 qershor, vendi do të votonte për të rinovuar Parlamentin dhe qeverinë. Rezultati i “Zogby”, në fakt i katërti në radhë (pas sondazheve të muajve janar, mars e prill 2009), do të konfirmonte një tendencë që asokohe ra si një kambanë alarmi në veshët e opozitës. Prej janarit, kur sondazhi i parë i “Zogby” e nxirrte PS f... more »

Më prit veç pak…

Lajmëtari Shqip at Opinione - 2 weeks ago
*Nga Juxhin Çela* Ekziston një lidhje e ndërsjellë midis frymës së induktuar tek studentët e universiteteve sot, dhe frymës së injektuar tek klasat sociale, politike dhe ekonomike në të ardhmen. Për pasojë, mendësia e reflektuar në brezin e sotëm universitar do të jetë edhe mendësia e atyre që do të vënë në lëvizje ingranazhet e zhvillimit të së nesërmes. Qartësisht, kur shqetësohemi për nivelin e sotëm të shkollimit nëpër universitetet shqiptare, duhet të shqetësohemi edhe për fatin e Shqipërisë të pas 10 apo 15 viteve. Mund të shtrohen e vërtetohen argumente të pafundmë mbi kët... more »

Kombi dhe shteti

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
Nexhmedin Spahiu Në teorinë për kombet ka disa autorë që përpiqen të argumentojnë se ka edhe raste kur shteti krijon kombin (!?). Argument për këtë përdoret fakti që shtetet kanë ekzistuar edhe në mesjetë edhe në antikë, atëherë kur kombet nuk kanë ekzistuar. Por, në fakt ne po flasim për shtetet moderne, ku edhe në ato më diktatorialet ka një formalitet përfaqësimi të popullit. Dhe kjo dallon rrënjësisht nga mesjeta ku mbreti, sulltani, cari apo perandori sundonin jo në emër të popullit por në emër të Perëndisë apo fuqisë së tyre personale. Kombet janë pronare të shteteve modern... more »

Elitat e gabuara

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*ELSA BALLAURI* * * Eshtë e çuditshme se sapo flitet për domosdoshmërinë e elitave si rol udhëheqës dhe i domosdoshëm, ka një ngathtësi dhe mungesë entuziazmi për të bërë një analizë më të thellë. A janë elitat një boshllëk që e rëndon dhe e shpërqendron më shumë sistemin e ri dhe të brishtë demokratik që kemi, apo thjesht janë një frazeologji e sforcuar që e përsëritim herë pas here për hir të imitimit dhe pamundësisë për të arritur nevojën e pakundërshtueshme të vlerave të vërteta? Dhe a mund ta përmirësojnë dhe riparojnë ato konfuzionin tonë të gjatë në kërkim të vlerave, apo... more »

DEBATI TELEVIZIV RAMA-BERISHA?

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*BLEDAR KURTI* Kjo fushatë zgjedhore i ka të gjitha elementet e një fushate moderne. Vihet re një përqendrim i partive politike në përdorimin e masmedias, si dhe një shfrytëzim maksimal i rrjeteve sociale si “Facebook” e “Twitter”, dhe praktikimin e ideve të reja në marrëdhënien me publikun. Të gjitha skuadrat kanë hartuar strategjinë e punës, kanë mbyllur listat e deputetëve, po zbatojnë këshillat e kompanive të huaja konsulente të kontraktuara për fushatën, kanë ngritur zyrat elektorale, kanë ngritur banderolat dhe po ngjisin posterat, e gjëra të tjera si këto, të cilat përsë... more »

Shqiptarët mes evropianizmit dhe nacionalizmit maqedonas

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*Nga Emin Azemi* Izolimi i Maqedonisë po ndodh në kohën kur axhenda evropiane e saj është zëvendësuar nga oferta bajate nacionaliste e politikanëve maqedonas. Për dallim nga disa shtete të Ballkanit ku nacionalizmi etnik nuk po kalon pa qortim dhe ndëshkim nga komuniteti ndërkombëtar, kjo nuk po ndodh edhe me Maqedoninë. Ky mosndëshkim ndërkombëtar i politikave nacionaliste të Shkupit zyrtar, nga elita politike maqedonase, është përkthyer si gjoja mosinteresim i Brukselit dhe Uashingtonit për raportet e brendshme ndëretnike e politike dhe fokusim i tyre për kontekstin rajonal të ... more »

Copërat e një pranvere jo “shqiptare”

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*Përmendet shpesh fraza e Montanelit, “do votojmë me hundën mbyllur”. Gënjejmë veten. Atë frazë e kemi kaluar që më 2005. Tani jemi Nazimet që votojmë për Fiqirinjtë, dhe marrim nga 4 vjet dënime të njëpasnjëshme.* *Nga Koloreto Cukali** Para shumë muajsh, nuk e di pse, isha në pritje të një “pranvere shqiptare”. Jo pranverë të vërtetë, me heronj e me barrikada, por një “diçka” rizgjuese. Nuk ka. Nuk ka për të patur. Është shumë e vështirë të zëvendësosh një “pranverë shqiptare” me çfarëdo procesi tjetër zhvillimi. Ndoshta jemi në këtë pikë të dëshpëruar sepse nuk patëm një revo... more »

Diplomacia e turpit!

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*Nga Arbana Xharra* Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, vetëm pse e kanë “krahun e fortë” janë ndërtuesit e imazhit të Kosovës. Përfaqësues diplomatikë jashtë vendit, për më keq, tash po del se janë edhe njerëz me dosje si të dyshuar nga Prokuroria. Diplomacia e Kosovës ka dërguar në Tiranë ambasador, të dyshuarin “për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës” (sipas EULEX-it). Dërgimi i Sylejman Selimit në postin më të ... more »

Kush kërkon ta vrasë Ramën?

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*Nga Andi Bushati* * * Në mini-dokumentarin që u shfaq gjatë prezantimit të Edi Ramës në Vlorë, pati një episod mjaft domethënës që u kalua pothuajse në heshtje nga mediat dhe komentatorët. Aty nga mesi i këtij materiali, bashkëshortja e kandidatit për kryeministër, tregoi një ndodhi të dy viteve më parë. Sipas rrëfimit gati epik të Linda Ramës, në 28 janarin e vitit 2011, ka pasur një plan për vrasjen e kreut të opozitës. Më saktë, për të qenë konkret me citimin që gjithkush mund ta shohë në You Toube, për “eliminimin fizik të tij”. Fjala është për atë ditë kur opozita e bashkua... more »

Mbi Metën Kryeministër

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*Mentor Nazarko* Me natyrshmëri, besnikë të së kaluarës së tyre, mediat e të gjithë vendit u përqendruan në një deklaratë të një deputeti të LSI-së, zotit Nasip Naço, se “Shqipëria do të ketë Kryeministër Ilir Metën” dhe çdo deklaratë që u nxit prej saj. Për këtë arsye, mediat thirrën në skenë vetë kreun e LSI-së, zotin Meta, i cili nuk bëri një mohim kategorik të këtij pohimi. Nuk tha as se s’kam ndër mend të bëhem Kryeministër dhe as se Kryeministër do të jetë zoti Rama. Por pohoi se marrëdhëniet me PS-në janë konstruktive, se ka sintoni, se këto marrëdhënie nesër zhvillohe... more »

Fokus/Kosova kërkon marrëveshje tregtare me BE

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
“Southeast European Times” Duke nisur një marrëveshje të rregjimit të lirë tregtar me BE, si pjesë e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Shoqërimit, Kosova shpreson të rrisë sasinë e prodhimeve bujqësore që eksporton në 27 vendet anëtare me qëllim që të përmirësojë të ardhurat. Arta Istrefi, një këshilltare e ministrit të tregtisë së Kosovës tha se analiza e ministrisë në ndikimin ekonomik të marrëveshjes tregtare me BE pasqyron gjendjen e tanishme të ekonomisë dhe pasojat e mundshme të liberalizmit të tregtisë me Bashkimin. "Për herë të parë kemi një listë paraprake të sektorëve... more »

Shpirti i turmës dhe i askushmërisë

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
Nga Sajmir LOLJA Shpirti i turmës bashkëjeton me njeriun dhe është tipar i historisë njerëzore, sepse njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore, që kërkon përherë të shoqërizohet. Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes. Çështja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brumosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin *sundimtari* dhe *turma*. Kjo është çështje madhore, sepse mendimet dhe ndjenjat janë shf... more »

Ex Tirana lux? Ose arroganca e të vonuarve

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*Shkruar nga Musa Lamallari (Tim Shkupi)* ** “Të përkujtojmë: me 17 tetor u rrëzuan shtëpitë në Dizhon, me 17 tetor në plenumin, gjithashtu të 17, të PKJ-së u rrëzua komunizmi i Vllasit. Kosova u la në duar të Serbisë. Ruajna, o Zot, nga dita e 17 tetorit…!!!” – shkruar në vitin 1992. Kurse me 17 maj 2013, pas 21 vjetëve, në Tiranë, Arian Cani, me grupin e tij, sipas shijes se një mikroborgjeze, Zina Kondi, që duhet të ndiqet nga ligjet laike shqiptare për keqpërdorim të rinisë shqiptare, të studentëve të Tetovës, pasi që asnjë prej tyre nuk ka të nënshkruar kontratë sfi... more »

Përse ndryshim, kur jemi mirë?!

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*Nga Pëllumb Kulla* Kryeministrit të ngjirur të Shqipërisë nuk i mungon asgjë. E megjithatë ai vuan për diçka që kundërshtarët e kanë dhe ai nuk e ka. Ai ka një zili absurde që nuk ka gurët e opozitës për të qëlluar qeverinë e tij. Ai ka një dëshirë të çmendur, surreale, që në këtë muaj të fundit para votimeve, të ishte ai kundërshtari i vetes. Oh, çfarë do t’i bënte ai kësaj qeverisje! Dhe po ta keni vënë re, ai e ka shfaqur këtë zili që shumë kohë përpara, që atëherë kur premtonte në publik: “Do t’i përmbysim!” Por ama dihet që përmbysen vetëm ata që janë më lart, dhe tërë e di... more »

“Tradhti” dhe “tradhtarë”

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
*Gavrosh Levonja* Në takimet e tij të ditëve të fundit me elektoratin në kuadër të fushatës zgjedhore, kreu I PS-së, Edi Rama, nuk e pati aspak të vështirë t’i “damkoste” si tradhtarë ata që zgjodhën të sfidonin duke kaluar në kampin kundërshtar të tij pas përjashtimit që ky u bëri nga listat e deputetëve. Kur bëhet fjalë për tradhti e tradhtarë, pa u lodhur për të hulumtuar në rrethanat që sollën deri tek akti i tradhtisë, duhet sqaruar se cili është i tradhtuari. Kuptohet që për Ramën, përderisa akuzat në adresë të ish-deputetëve të tij i bëri në takime me zgjedhësit, e tradhtu... more »

Ekonomia shqiptare, ku pritet rritja sektoriale këtë vit

Lajmëtari Shqip at Opinione - 3 weeks ago
***Ervin Kaduku* ***Sipas parashikimeve të agjencive kryesore ndërkombëtare dhe atyre të qeverisë shqiptare, ekonomia e vendit pritet të mbetet sërish në terren pozitiv edhe gjatë vitit në vazhdim. Por, cilët janë sektorët që mendohet se do të realizojnë rritjen më të madhe, duke u nisur nga potencialet, trendi i kohës, investimet që kanë bërë dhe ndihma që u ka dhënë shteti?* *Turizmi* Sektori i turizmit pritet të ketë një rritje gjatë këtij sezoni veror, që tashmë është në prag të fillimit të tij. Të dhënat nga Shoqata e Turizmit (ATA) konfirmojnë se gjatë këtij viti është shënu... more »