Lulzim Basha viziton një zyrë elektorale të PS-së


Basha gjate vizites ne zyren elektorale te PS
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha  ka bërë sot një ndalesë të papritur në zyrën e elektorale të kandidates për deputete të PS-së, Lindita Nikolla.
Kryebashkiaku u ndal në zyrën elektorale të PS-së, gjatë inspektimit në rrugën “Ibrahim Brahja”, ku takoi edhe përfaqësuesit e PS-së në këtë zyrë.
Vizita e tij ishte thjesht përshëndetëse dhe zgjati vetëm pak sekonda. Në dalje, kreu i Bashkisë u takua edhe me kandidaten për deputete, Lindita Nikolla, me të cilën shkëmbeu një batutë.
Lindita Nikolla: Do të fitojmë

Lulzim Basha: Do fitojnë qytetarët|

Lindita Nikolla: Sigurisht që do të fitojnë qytetarët

Lindita Nikolla është e gjashta ne listen e kandidateve per deputete per Partine Socialiste ne Tirane, dhe njekohesisht drejton Njesinë Bashkiake Nr.1./panorama