Luhatjet e temperaturave të ajrit shkak për disa sëmundje


Faktorët klimaterikë, e kryesisht temperaturat cilësohen nga mjekët si shkaku i dytë pas stresit, në sëmundjet e aparatit kardiovaskular
Sipas mjekëve kardiologë, sëmundjet e zemrës lidhen me ndryshimin e theksuar të temperaturave, pasi pacientët reflektojnë ndryshime të tensionit arterial si rezultat i ndryshimit të motit.
Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave dhe ftohja e ambientit shoqërohen me ndryshime të theksuara në organizëm. Ato nuk ndikojnë vetëm te organet e frymëmarrjes, por dhe në goditjet në zemër e tru, në krizat e tensionit arterial dhe aritmitë.
Sipas tij veshja e përshtatshme, higjiena, ushtrimet sportive dhe ruajtja ndaj ekspozimeve të menjëhershme përballë temperaturave, janë disa nga masat profilaktike.
Ndërsa për pacientët që vuajnë nga sëmundje, të cilat ndikohen drejtpërdrejt nga faktorët atmosferikë, rekomandohet përdorimi i rregullt i medikamenteve, këshillat dhe vizitat e shpeshta me mjekun specialist apo kontrolli i shpeshtë shëndetësor. o.k/noa

Related Posts: