Mendoni se sa llum kafeje hedhim në plehra çdo ditë dhe kjo është një turp i vërtetë, sepse ai është i pasura me antioksidantë dhe mund të ripërdoret në shumë mënyra. Llumi i kafes është një aleat i përkryer për kujdesin e bukurisë, por edhe për shtëpinë, kopshtin etj. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur milingonat, për të pastruar shtëpinë, por të hequr erën e keqe, kundër celulitit dhe shumë më tepër.
Le të fillojmë nga se si të ripërdorimin llum kafeje për bukurinë.
- Për një trajtim anticelulit miksoni llumin e kafes me sheqer ngjyrë kafe dhe me pak vaj kokosi. Pastaj masazhojini mirë trupin.
- Shtoni një sasi të vogël të llumit të kafes tek kënaja që përdorni për të lyer flokët. Kjo do t’i japë atyre një shkëlqim të natyrshëm.
- Për të pastruar trupin, përzieni pak vaj ulliri me llumin e kafes dhe masazhoni lëkurën.
- Me llumin e kafes mund të realizoni një maskë të mirë për fytyrën tuaj. Ajo do ta mbajë të butë lëkurën.
Nuk ka vetëm funksione që lidhen me bukurinë fizike të njeriut, llumi i kafes është zgjidhja për shumë problem të tjera që çdo kush nga ne i has në përditshmërinë e vet. Ai përdoret për të larguar milingonat. Është një metodë efikase që funksionon. Mund të hiqni aromat e këqija të frigoriferit duke vendosur në një tas pluhur kafeje dhe ta lini aty për dy ditë. Një metoda e njëjtë mund të përdoret edhe për këpucët
Për të pasur një fytyrë sa më të bukur dhe rrezellitës, ne duhet të përdorim llumin e kafes.
Përbërësit:
2 lugë llum kafeje me 2 lugë pluhur kakao, 2 lugë qumësht apo kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën e lagur dhe masazhojeni mirë. Lëreni të veprojë për 20 minuta.







