MASKA, Gjuha e Trupit: Zëri i Gjesteve
Mund të lexohet mendja e njerëzve?! Mundet që për shumëkënd të duket e pabesueshme të lexohet mendja e njerëzve. Por studimet konkludojnë që leximi i mendimeve, ndjenjave dhe qëndrimeve të njerëzve, është i mundur; mundësohet duke vëzhguar me vëmendje gjestet e njerëzve. Prej më shumë se një shekulli bëhen rregullisht studime nga ekspertë dhe studiues në mbarë botën rreth gjuhës së trupit, të gjithë konkludojnë se gjestet dhe mënyra se si njerëzit lëvizin tek artikulojnë fjalët, përçon shumë herë më shumë besim sesa fjalët që ata thonë. Efektshmëria e përçimit të mesazhit përmes ... more »
Një udhëtim i ri në botën shekspiriane
*Shtëpia botuese “Saras” boton në një vëllim një tragjedi dhe dy drama-komedi të Shekspirit, nën përkthimin e Kristaq Trajës** * *Bajram Peçi* Shtëpia botuese “Saras” sapo ka nxjerrë në treg për lexuesin botimin e një tragjedie dhe dy drama-komedi të dramaturgut të madh Uilliam Shekspir, të lidhura në një botim të vetëm. Të sjella në shqip nga gjuha në të cilën u shkruan, anglishtja, ato vijnë përmes shqipërimit që zoti Kristaq Traja u ka bërë me përkushtim e përgjegjësinë profesionale që diktohet nga emri i madh i autorit. Edhe pas 400 vjetësh, Uilliam Shekspiri vazhdon të tërheqë... more »
RRESHTI QE MUNGONTE - Nga Issac Bashevis Singer (Përktheu Helena Kadare)
Në fund të mbasdites , holli i madh në hyrje të Klubit të Shkrimtarëve të gjuhës jiddish në Varshavë ish te pothuajse i zbrazët. Në një tryezë në qoshe, dy korrektorë të papunë po bënin një ndeshje shahu. Nuk merrej vesh nëse ata luanin apo dremisnin, po me siguri i bënin të dyja. Mina, macja e Klubit, që kishte harruar se nganjëherë ishte personazh i cituar nëpër gazeta, kishte dalë në oborr për të gjuajtur ndonjë zog a ndonjë mi. Unë isha ulur në tryezë me anëtarin më të rëndësishëm të Klubit, Joshua Gottlieb-in, botuesin e gazetës Haint. Ai ishte president i Sindikatës së Gazet... more »
MUHAMEDI - Nga Nikos Kazanxaqis*
1.- Shkretëtira, valëzime të rërës. Dielli po ngrihet; një luan kthehet ngadalë në shpellën e tij; kopetë e çakejve, të tmerruar largohen duke ulëritur; për një çast luani ndalet, vështron diellin, vrumbullin dhe i qetë vazhdon rrugën e tij…Shumë larg Muhamedi shpalos turbanin mbi rërë dhe bie në gjunjë. Në thellësi të shkretëtirës duket një karvan; udhërrëfyesi, i hipur mbi një gomar të vogël, i bie fyellit dhe këndon një këngë monotone me hapat e deveve. Dëgjohen zilkat e deveve që po afrohen. 2.- Një djalë i ri i afrohet ngadalë Muhamedit (që ne e shohim tek afrohet); duke u d... more »
Tri ditë midis poetësh
Nga Dhimitër Shuteriqi* Vjeshtën e vitit 1936 u nisa për studime universitare në Francë. Duke kaluar nga Tirana, vendosa të qëndroja aty nja tri ditë, që po i cilësoj "Tri ditë midis poetësh". Ishte rasti të njoh poetët e rinj, të cilët banonin në kryeqytet: Petro Markon, Nexhat Hakiun, Aleks Çaçin, Andrea Varfin, Shevqet Musarain, Manush Peshkëpinë. Shevqetin e kam konfonduar me Manushin si fizik gjer ditën kur do ta shihja përsëri në Tiranë më 1945. Me Nexhatin kam patur korrespondencë, që e ruaj pjesërisht. Të gjithë këta i njihja nga shkrimet e tyre në shtypin e kohës, akoma a... more »
A shitblihet libri në Prishtinë?!
*Por, a është panairi i librit në Prishtinë një panair i shitblerjes së librit apo promovimit të tij te lexuesit? Organizatorët dhe pjesëmarrësit vlerësojnë se ky panair përmban të dy këto karakteristika, ndonëse kanë mendime të ndryshme ose edhe hamendje se cila është më parësore në këtë rast, raportojnë mediat në Kosovë. Daut Demaku, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, vlerëson se panairi përmban të dyja karakteristikat, të balancuara dhe të cilat janë të arsyetueshme* Edicioni i 15 i panairit të librit, i cili është hapur të hënën në Prishtinë nën organizimin e Shoqatës... more »
Princi dhe magu - John Fowles
*John Fowles* Na rronte dikurëzaj një princ, i cili besonte çdo gjë përveç aso gjërash, të cilat nuk u besonte. Besonte ay more shokë një princeshë, ay nuku u zinte besë ishujve e as nuku besonte në Zotynë. Babai i princit, mbreti, i thesh atij se këso gjërash nuku bëjnë vaki mi dhe. Njëmend, në zotërimet e të atit nuku keshte as princeshë, as ishuj e as shënja e Zotynа; dhe princi more shokëni, i zuri besë babait të vet. Por sesi njëditëzaj princi mori arratinë pe pallati dhe hop, u gjend në një tjatër vend. Nga ky vend i huaj bregdetar ay mund të shikonte ku të donte ishujt, e në... more »
Heshtja është flori - Aleksander Roda-Roda
Vendi i ngjarjes: “Eden Bar”. Koha: ora dhjetë e paradites. Vini re: paradite. Në këtë orë bari është pothuajse krejtësisht i braktisur, ende nën kutërbimin e alkoolit dhe duhanit të një nate më parë. Kamarierja e vetme, e pakrehur, veshur me një bluzë tërë rrudha, e çuditur nga ardhja e papritur e klientit të parë, zhduket në kthinën e pasme të lyejë së pari vetullat që të duket paksa më serioze, për të pyetur nxitimthi klientin e veçantë për porosinë dhe pastaj të krihet e lahet. Klienti që hyn i pari në Eden-Bar quhet Domel. Po, po, i famshmi Domel, Kurator, Profesor, Doktor nderi... more »
Tregimi Nana nga Italo Svevo
*Italo Svevo* * *Në nji luginë të rrethueme me kodra drunore, të qeshun në ngjyrat e pranverës, ngriheshin njena bri tjetrës dy shtëpia të mëdhaja të thjeshta, guri e gëlqereje. Dukeshin si të bame prej së njejtes dorë, e gjithashtu kopshtet e rrethuem nga gardhet, të vendosun kundruell secilit prej tyne, ishin të së njejtes përmasë e trajtë. Kush banonte aty sidoqoftë nuk e kishte të njejtin fat. Në njenin prej dy kopshteve, ndërsa qeni flinte në zinxhirë dhe fshatari vinte rreth pemishtes, në nji qoshe, disa zogj të veçuem, flisnin për përvojat e tyne të mëdhaja. Në kopsht kishte e... more »
Politika dhe intelekti - Branko Merxhani (Botuar ne vitin 1935)
S’ka njeri, me pak tru në kokë, që të mundij të mohojë, na duket, se kalojmë një periudhë me një rëndësi të madhe dhe bile të jashtëzakonshme të jetës s’onë kombëtare. Një periudhë decizive ndryshimi dhe transformimi në të cilën jeta e jonë kolektive hedhë hapat e para për formimin e ndërgjegjes së bashkët të Shqiptarismës nacionaliste. Një periudhe e tillë ka nevojë për dritë; bile për shum dritë. Gjendja e përparshme ka qenë një gjendje e errët. Nuk ishte e vetëkuptuarshme. Kishte nevojë për analyzë dhe për ndriçim që të kuptohet. Rreth e rrotull Pushtetit u krijuan gardhe të pa-ku... more »
Kur bisedojnë për gratë….
“Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit… Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet mund të kthehet në zakon, por, në përgjithësi, krahasimet e Lleshanakut veprojnë, më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të sakta në një territor, që për ne, për fat, mbetet i panjohur…” Është ky vlerësim nga revista “Poetry London” pranverë 2012, për poeten Luljeta Lleshanaku, së cilës i botojmë më poshtë disa poezi nga vëllimi i ri poetik “Pothuajse dje” *Luljeta Lleshanaku* *Pothuajse dje* Ca njerëz ... more »
“Mit’hat Frashëri, mendimtar më i thellë se Faik Konica”
*Letra e klerikut Zef Valentini drejtuar Tajar Zavalanit*. *Vendi i intelektualit të shquar në kulturën shqiptare*. Mid’hat FrashëriMid’hat Frashëri ka qenë një personalitet i rëndësishëm në jetën politike e kulturore të vendit në gjysmën e parë të shek XX. Ai nisi të shkruante që i ri shkrime të shumta për Shqipërinë, gjuhën dhe kulturën e saj. Pas shpalljes së Kushtetutës Osmane (1908) nisi botimin e gazetën “Lirija”; dhe më pas edhe të revistave shkencore “Dituria”, “Kalendari Kombiar”. U shqua në shtypin e kohës si shkrimtar, përkthyes, poet, publicist i talentuar, historian, st... more »
MACJA E ZEZË, tregim nga EDGAR ALLAN POE
Për këtë rrëfim tepër të frikshëm, por edhe po kaq të rëndomtë që po hedh në letër, nuk pres, dhe as i lutem njeriu të më besojë. Dhe, ç’është e vërteta, do të isha i marrë, po ta shpresoja një gjë të tillë, mbasi edhe logjika më e thjeshtë nuk e përtyp dot atë që më panë sytë. Nuk jam njeri pa mend, dhe ju siguroj, se nuk shoh ëndrra me sy hapur. Por, një ditë do të vdes, prandaj dhe sot dua ta heq këtë peshë nga shpirti im. Qëllimi im i vetëm është që t’i tregoj botës hapur, sheshit, shkurt, saktë, e pa zbukurime, një varg ndodhish të çuditshme në shtëpinë time. Ato ngjarje më k... more »
Poezi erotike nga ROLAND GJOZA
*ROLAND GJOZA* ROLAND GJOZA *** Parlamenti ka pushim të dielën. Punojnë me orë të zgjatura Kazinot dhe bordellot. *Dikur isha djalosh* Dikur isha djalosh, Më shkonin shumë gjëra: Kaçurrelat biond, Sytë e gjelbërt, Dora e bukur me gishtërinj të gjatë për piano. Ca femra trashaluqe sot Bëjnë sikur s’më njohin. I humba Kur i kisha në dorë. Nga ndrojtja. *Oh!* Ajo i bënte të gjitha marrëzitë kur zhvishej dhe jepej, Të gjakoste kur të puthte dhe lëshonte klithma e ulërima të tmerrshme. Ajo merrte hir mbretëreshe kur vishej dhe shkonte e heshtur, Syulur, sikur vuante nga n... more »
Bardhyl Londo: Si i ndryshonim tekstet e këngëve
*Botohet libri i Bardhyl Londos “Jeta që na dhanë”* *Vitet e punës në Përmet dhe në fshatin e humbur Zhepë*. *Si na detyronin të ndryshonim tekstet e këngëve përmetare* * BARDHYL LONDO * *Si iu përgjigj letrës së Enver Hoxhës mjeshtri i gërnetës Laver Bariu, që s’dinte shkrim e këndim*. “Duke respektuar tundimin e lashtë të njeriut, unë kam vendosur të rrëfej. Unë do të dëshmoj në emër të Fjalës, të Fjalës dhe vetëm të Fjalës. Dëshmia ime do të jetë e vërtetë dhe vetëm e vërtetë”. Këto fjalë paraprijnë rrëfimin e shkrimtarit dhe poetit Bardhyl Londo për jetën e tij. “Jeta që na dhanë”... more »
Dehuni - CHARLES BAUDELAIRE
Duhet të jesh gjithmonë i dehur. Këtu qëndron gjithë puna; kjo është e vetmja çështje. Për të mos ndier barrën e tmerrshme të Kohës që ju thyen shpinën e ju kërrus drejt tokës, duhet të deheni pa pushim. Po me çfarë? Me verë, me poezi a me virtyt, si të doni. Por, dehuni, ama. Dhe nëse ndonjëherë, në shkallët e një pallati, mbi barin e gjelbër të një hendeku, në vetminë e zymtë të dhomë suaj, ju zgjoheni dhe dehja ju është pakësuar apo zhdukur plotësisht, pyetni erën, valën, yllin, zogun, sahatin, gjithçka që ofshan, gjithçka që ecën, gjithçka që këndon, gjithçka që flet, p... more »
“GURGULLIMA” E SHPIRTIT POETIK TË NAMIK SELMANIT…
*“GURGULLIMA” E SHPIRTIT POETIK TË NAMIK SELMANIT…* *Nga: Prof. Murat Gecaj* *publicist e studiues-Tiranë* ** *Nga e majta: N.Selmani e M.Gecaj* * * *1.* Ka shumë kohë, që njihem me kolegun dhe mikun e letrave, Namik Selmani. Ai ka profesion të parë mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe, lëndë të cilën e jep me pasion e profesionalizëm. Por, po aq e dashur për të, është edhe krijimtaria letrare. Numri 26 (nga të cilët 9 vëllime poetike), i veprave të tij, sigurisht, nuk është i vogël. Por, kryesorja, duhet nënvizuar se, në to, ai ka derdhur fjalën e ëmbël shqipe, aty rrah... more »
Panairi i 15-të i Librit Prishtina 2013
MIRË SE VINI NË EDICIONIN E 15-TË TË PANAIRIT TË LIBRIT TË PRISHTINËS! Panairi i 15-të do të mbahet nga 3-9 qershor 2013 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Duke qenë panair jubilar, në një vit jubilar – 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – risi shoqëruese do të jenë një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare: - 100-vjetori i lindjes së Petro Markos, - 100-vjetori i lindjes së Vedat Kokonës, - 100-vjetori i lindjes së Isuf Luzajt, - 90-vjetori i lindjes së Jakov Xoxes, - 90-vjetor... more »
A keni kohë pa blerë libër? Sot hapet Panairi i Librit ne Prishtinë
Panairi i 15-të do të mbahet nga 3-9 qershor 2013 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Duke qenë panair jubilar, në një vit jubilar – 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – risi shoqëruese do të jenë një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare: - 100-vjetori i lindjes së Petro Markos, - 100-vjetori i lindjes së Vedat Kokonës, - 100-vjetori i lindjes së Isuf Luzajt, - 90-vjetori i lindjes së Jakov Xoxes, - 90-vjetori i lindjes së Vehap Shitës dhe - 30-vjetori i vdekjes së Musine Ko... more »
Jeton Kelmendi: Rrugetime, mendime
Gustavo Vega Mansilla, shkruan per vepren letrare te Jeton Kelmendit. *Perktheu nga Spanjishtja: Peter Tase* Është një poezi e Jeton Kelmendit, *“Mendimet e Shpirtit”* që thotë: *“Njëqind rrugëtime bën…”*, e cila më solli pranë kujtesës ndjenjën e thellë të rrugëtimit si një metaforë e proçesit të jetës, një jetë e ri-jetuar në fjalën poetike. Një rrugëtim që bëhet duhet ecur, ashtu siç do t’a cilësonte edhe poeti Antonio Maçado *“Rrugëtar, gjurmët e tua janë shtegu, dhe asgjë tjetër; rrugëtar, nuk ka rrugicë, ajo bëhet duke ecur.* *Është një rrugicë që të çon…në cilin vënd?”* Labiri... more »
Vitrina e librit - "Jeta qe na dhane" i autorit Bardhyl Londo
*BARDHYL LONDO* *JETA QË NA DHANË * NË EMËR TË FJALËS Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të pakëndshme sa herë kam menduar që qoftë dhe kalimthi të filloj të shkruaj kujtime. Më është dukur se kujtimet lidhen dashje pa dashje me pleqërinë. Por a janë radhët e mëposhtme kujtime? Po të më pyesnit mua do t’i quaja thjesht rrëfim për një kohë të caktuar dhe krejt të veçantë. Kur i thashë një ditë shkrimtarit Zija Çela se sonetin “Plagët” nga poema “Dhjatë e përmbysur” dhe veçanërisht dy vargjet “Mund t’i prekësh vërtet gozhdët në kyçe e duar/ por si mund t’i numërosh plagët në shpirt”... more »
Enigma e dyfishtë e vrasësit të anonimeve, mes tyre dhe një shqiptare
*Një shkrimtar, një mister - Donato Bilancia* * * *Alberto Bevilacqua * * * Kur më kërkojnë të shkruaj një roman të verdhë (kam shkruar vetëm një të tillë dhe sui generis, Gialloparma) nuk mendoj për një vrasje specifike, për një vrasës specifik të regjistruar në kronikën e zezë, mbi të cilën të zhvillohet një hetim objektiv. Për një konjukturë që nuk është paradoks, por për një interpretim alegorik të realitetit. Një njeriu që ka shkruar një roman të verdhë nëpërmjet vetvetes, sikur trupi i tij, mendja e tij, të qenë një grumbull letrash mbi të cilat të shtrijë një histori kriminale... more »
Tre poezi nga Philip Larkin
* ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** ** * * ** * * **Alba* Të zgjohesh duke dëgjuar Të këndojë një gjel në largësi Hapni dyert dhe shikoni Retë po ikin ... Sa e çuditshme është që zemra nuk ndjen, Që është e ftohtë, si sendet. * **Duke ardhur* Sa shumë po zgjaten mbrëmjet Drita e verdhë dhe të ftohtë Lag ballin e qetë të shtëpive. Te pema e dafinës Në kopshtin e zhveshur Këndon një mëllenjë: Zëri i saj i ri të befason Muri me tulla. Së shpejti do të vijë pranvera Së shpejti do të vijë pranvera Dhe unë me fëmijërinë time për dore Harruar prej mërzisë E ndiej veten si një fëmijë Që v... more »
Forca e gjuhës
*Jashar Qemal*** * Vizita në Shqipëri më ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Dëshiroja të isha përsëri mes jush pas 31 vjetëve, por nuk është e mundur. Të gjithëve u përcjell nga Stambolli ndjenjat e dashurisë dhe përshëndetjet e mia. Falënderoj miqtë që kanë organizuar dhe që marrin pjesë në këtë takim. Unë e kam nisur letërsinë që kur isha fëmijë. Fshati im ishte një fshat i turkmenëve nomadë të vendosur pas një kryengritjeje në vitin 1865. Kur isha fëmijë në fshat vinin shumë poetë popullorë, rrëfyes legjendash. Ata shëtitnin në të gjithë Çukurovanë. Unë isha tepër kureshtar për rrëf... more »
Tjetri brenda nesh, from Prishtina with love
Mirela Kumbaro Nuk doja ta humbisja për të tretën herë Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë, që organizohet në Prishtinë nga Qendra Multimedia dhe nga organizata kulturore “Beton” nga Beogradi. Programet joshëse të dy edicioneve të para më shtynë të rikthehesha në fundjavën e 10-12 majit në Prishtinë për të ndjekur Festivalin e Poezisë, të Letërsisë, por edhe të Muzikës e të Koreografisë, të Zërave e të Gjuhëve, të Artistëve e të Njerëzve. Polip 2013. Polip si gjallesa e detit me tetë këmbë që mes vetes përzihen e me të tjera lidhen. Për të dhënë nga Vetja e për të marrë nga Tjetr... more »
HEREZI (Në vend të demarshit për aktin vandal të 24 majit) - Agim Vinca
Agim Vinca Sulmi në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir ndodhi në Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, që është festë zyrtare në shtetin fqinj me emrin FYROM. Mesazhi i tij është i qartë: këtu s'ka vend për shkronjat shqipe! Alfabeti cirilik s'i duruaka ato. Shkronjat shqipe! Mbase as latine. Urrejtje, krim, barbari... Ç'është, vallë, kjo që ndodhi në Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit në Manastir? Në "qytetin e konsujve", si e quajnë ata; seli e Vilajetit dhe e Kongresit, për ne. Aty ku burrat nga të katër anët e Arbërisë morën vendimin historik të ABE-së. Si mund të jenë të shenjtë ata që s'i ... more »
Pandeli Koçi: “Odhise Grillo u dënua nga Lidhja vetëm për një poezi”
- Nga shtëpitë botuese pëlqehet letërsia për fëmijë e përkthyer. - Përkthime të dobëta dhe botime pirate të letërsisë së huaj për një kosto më të ulët lënë jashtë loje letërsinë origjinale për fëmijë në shqip “Shkrimtarët për fëmijë gjatë Lidhjes së Shkrimtarëve patjetër duhej që t’i këndonin xhaxhit Enver” *Valeria Dedaj * * Pandeli Koçi* -Në rastin e lexuesit të sinqertë, fëmijës, gjithmonë bëhet fjalë për një letërsi të kontrolluar e të orientuar. Vihet re se shtëpitë e botimit e kanë ulur në masë të konsiderueshme botimin e letërsisë për fëmijë. Qarkullimi... more »
Razi Brahimi: Londo ka pranuar vetë të drejtojë “Dritën”
*Valeria Dedaj* Razi Brahimi - Razi Brahimi, ish-kritik, ishpedagog e dekan në Institutin e Lartë të Arteve, por dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve qysh në krijimin e saj, tregon në një intervistë për “Shekullin” sesi Komiteti Qendror merrte vendimet për Lidhjen e Shkrimtarëve. Ai tregon se sa ka ndikuar Enver Hoxha, Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia në vendimet e Lidhjes. Çfarë ndodhte para se të botoheshin veprat, dhe kush ishin të “preferuarit” e partisë? Gjithashtu jep një këndvështrim tjetër të asaj që Bardhyl Londo ka shkruar në “Jeta që na dhanë” botim i “Toenës”,... more »
Koha e kujtimeve të harruara
- Librat me kujtime, kanë krijuar një pamje absurde, sikur janë libra të jashtëzakonshëm. Shkrimtarët, në një masë të konsiderueshme janë lëshuar me turr për të shkruar kujtimet, për kohën e diktaturës, pra edhe për Lidhjen... *Behar Gjoka/ Studiues* -Pas librave të Fatos Arapit, Fatos Kongolit, Elena Kadaresë, Nasho Jorgaqit dhe shumë të tjerëve, i erdhi radha Bardhyl Londos, që të paraqesë kujtimet për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktorët kryesorë të saj, që tani i ka mbetur vetëm hija dhe kujtimet më tepër janë fashitur. Fakti, që është pritur me kaq zhurmë dhe r... more »
Londo: Rasti Stani- Lleshanaku, kur Lidhja edhe të martonte
** - Përveç dënimeve që jepnin gjyqet, kishte dhe një dënim tjetër, dënimi me vetmi, me harrim, me izolim - Drejtuesit e censures nuk “orientonin” vetëm mendimet e shkrimtarit, por duhej të martoheshe me atë që donin ata. Shkrimtari Lazër Stani kishte filluar lidhjet me poeten Luljeta Lleshanaku *Bardhyl Londo* - “Jeta që na dhanë” i Bardhyl Londos është një libër me kujtime të brezit të tij. Në kapitullin e V të këtij libri gjenden kujtimet gjatë periudhës që Londo ka qenë pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve. Kanë qenë plotë 20 vite që ai i kaluar si gazetar, kryere... more »
KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN
*Nga KOLEC TRABOINI* ** Ernest Koliqi në familje malësore të Mark Mirit në 1938 – Foto nga Shan Pici Emrin e Ernest Koliqit e kam ndigjue pas kthimit nga ushtria kur mezi gjeta një punë të rëndë krahu në sheshin e stivimit në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Tek reparti mekanik punonte edhe Viktori. Ishte një burrë i urtë, i martuar, familjar i rregullt dhe njeri që përmes syzeve të trasha shprehte një inteligjencë të madhe, por po aq e madhe ishte edhe vetërmbajtja e tij për ta shfaqur atë përmes fjalës. Ishte si fjalpremë. *Në ato katër vjet që punova bashkë me të, jo pak raste na... more »
20 shenjat që tregojnë varësinë ndaj tyre
“Libraria është vendi ku natyra njerëzore është më e brishtë se kurrë” – Henry Ward Beecher *Librat* Teksa Borgezi e imagjinon parajsën si një vend me shumë libra, ka nga ata njerëz, të cilët të mahnitur pas librave, e kanë të vështirë ta ndajnë leximin nga vetja. Nga ana tjetër, Heminguej i përshkruan librat si miqtë më besnikë. Për të gjithë ata që lexojnë shumë, ja 20 shenjat që ju paralajmërojnë për varësinë ndaj leximit. 1. *Nëse në vegjëli librat ishin miqtë tuaj më të mirë*. Pasioni për librin zakonisht kultivohet që në fëmijëri, nëse e keni pasur këtë “ves”, atëherë jeni ... more »
Ju tregoj ‘70-ën e Alushit!
*Josif Papagjoni* Piktura e Alush Shimës mund të quhet një “pikturë ndryshe”. Ndryshe, për fundvitet ‘60 dhe fillimvitet ‘70. Qe një kapërcyell a e ndërmjetme e shumëdëshiruar dje, e shumëpërfolur sot. Unë e kam jetuar vetë atë kohë. Dhe vërtet patëm iluzionin se bryma po zbutej e diç nga flladet e një “pranvere” lëshimi e shprese po i shkrinte akullnajat brenda vetëdijes së kanonizuar estetike që kishte krijuar perandorinë e saj në mediumet artistike të vendit. Shi në këtë të ndërmjetme kohore diçka “ndryshe” nisi të plazmohej në imagjinatën krijuese të piktorëve e, diku-diku, mes... more »
KODI SEKRET I ROMANIT «PALLATI I ËNDRRAVE»
Kastriot Myftaraj Romani i Ismail Kadaresë «Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave», ose siç njihet me titullin me të cilin është botuar jashtë vendit «Pallati i ëndrrave», mbahet prej ithtarëve të Kadaresë si argumenti i fundit dhe decid për të mbështetur pretendimin e tyre se Ismail Kadare ka bërë disidentin ndaj regjimit komunist. Ata thonë: mirë pra, Kadare ka shkruar «Shqiponjat fluturojnë lart», «Dimri i madh» etj., por Ismail Kadare ka shkruar edhe «Pallati i ëndrrave». Mbi këtë roman të Kadaresë, më tepër se mbi çdo vepër të tij, është ndërtuar miti i Kadaresë-disident në k... more »
MREKULLIA E FËMIJËRISË: RRITJA FIZIKE DHE ZHVILLIMI MENDOR (Për një “vizitë” miqësore të “Dorelës”-libër nga prof. Murat Gecaj, në Belgjikë)
*Nga: Prof. KOLE TAHIRI * * etno-psikolog* * K.Tahiri * ** * * *Paraqitje e “Dorelës” dhe “Babushit”, në Bruksel * Nje dite pranevere , “Dorela-liber”, dora-doras me “babushin-autor”, u shfaqen ne Brukselin qiellgri dhe na “zbuluan” misteret e tyre te kendshme, sollen mesazhet e veta miqesore. Sapo merr ne dore librin “Dorela”, emer i personazhi kryesor, qe ne kopertine te befason fotoja e kesaj mbese vogelushe, me veshtrimin e saj te ngrohte, miqesor, te sinqerte, por edhe kureshtar e lozanjar, me syte e saj te zinje, vetullat e bukura, hu... more »
Enver Hoxha u ndihmua nga artistët
Maks Velo në një rrëfim për marrëdhëniet mes artistëve dhe komunizmit. Si e sheh ai botimin e kujtimeve mbi diktaturën dhe plagjiaturën në letërsinë e burgut *Maks Velo* ** Enver Hoxha e pati disi të lehtë të krijojë mitin e tij. Ndihmuan shumë shkrimtarët dhe artistët. Lidhja ishte organi i ngarkuar për këtë. Sidomos pas 1973-shit, Dritëro Agolli si kryetar dhe Kujtim Buza si sekretar, bënë një punë të madhe për këtë. Tani të gjithë duan të lajnë duart. Prandaj botojnë kujtime. Këto kujtime kanë shumë pak objektivitet dhe vërtetësi. Më shumë janë si fiksione. Edhe një herë tre... more »
Epo, ti s’je me kohën, kjo është e gjitha!
*Prozë* *Një libërth i vogël, gati si xhepi, më titullin “Fëmija i pestë” i nobelistes Dorris Lessing, përkthyer nga Etleva Kondakçiu, botimet “Skënderbeg”, është tronditës për nga përballja psikologjike me intensitetin e tmerrit, se si ëndrrat mes dy të dashuruarve që “nuk i përkasin kohës” kthehen në një makth surrealist në një jetë familjare subversive me realitetin, si një ngjarje horror. Më poshtë fragmenti i shkëputur nga ky roman është veçse hyrja e kësaj marrëdhënie, për të kuptuar më pas, pse jeta në ty dhuron barra nga më të paimagjinueshme* *Doris Lessing* Harieta dh... more »
Nëse iki prej teje, të gjitha m’i gris…
*Edoardo Sanguineti është një nga emblemat më të përpikta të poezisë dhe kulturës së neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është gjithashtu autor i antologjisë “Poezia italiane e nëntëqindës” si dhe përkthyes i Euripidit, Senekës dhe poezive të Xhojsit etj. Për cilësinë e nismëtarit, për shkëlqimin poetik dhe kompleksitetin teoriko-kulturor, ai është figura më e rëndësishme e neoavanguardizmit dhe përfaqëson disa nga zhvillimet formale më konsekuente e radikale të kësaj lëvizje, siç janë teza paradoksale për kohën, atë të bërjes së avangardës një art muzeal! Më poshtë kem... more »
JETA IME. Poezi nga Dom Gjergj Simoni
*DOSIER * *Dom Gjergj Simoni, poeti disident i dënuar për poezi* *Nata e errët e shqisave dhe shpirtit* *(Mbi poezinë e Dom Gjergj Simonit në vëllimin “I burgosi vetëm koha”, At Gjergj Fishta, Shkodër 2011)* *Nga Agron TUFA* Rëndom, sipas traditës (të lashtë a të re), në mbarim të çdo beteje, në interval ndërprerje, kur kampet ndërluftuese tërhiqen, e fundit marrëdhënie midis palëve, si për humbësit si për ngadhnjimtarët, mbetet prapë fusha e betejës. Palët kthejnë kësaj here për të bërë bilancin e të vrarëve dhe për t’i varrosur të rënët me nderimet që u takojnë. Unë mendoj se ... more »
Me Edith Durhamin "Në Tokën e Shqiponjave" - Nga PIRO P. TASE
NË KËRKIM TË FAKTIT HISTORIK (Me Edith Durhamin « Në Tokën e Shqiponjave ») *PIRO P. TASE* Të ndërtosh historinë e një kombi mbi bazën e shënimeve të udhëtarëve të huaj që kanë vizituar atë vend, nëpër rrjedhën e shekujve, është një gjë shumë interesante. Këtë mision ka ndërmarrë edhe autori i studimit të fundit mbi këtë fushë, Piro Tase, në edicionin « Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët » botuar nga Shtëpia botuese amerikane « Outskirts Press » dhe vënë në qarkullim ‘on line’ nga sitet e fuqishme ‘AMAZON‘ dhe ’BARNES & NOBLE’ Të huajt që kanë ‘shkelur’ këtë vend, vijnë ng... more »
Intervista/ Sulejman Mato: Ju rrëfej mëkatet e Lidhjes së Shkrimtarëve
Fatmira Nikolli Për Sulejman Maton, redaktor i dikurshëm pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, më të rrezikshme sesa vetë Sigurimi i Shtetit kanë qenë organizatat e Partisë. Në një intervistë për "GSH" ai tregon se si funksiononte puna në Lidhje dhe se si e përjashtuan prej andej. Në një prej tri mbledhjeve që u bënë për të, ai u pushua nga puna. Në mbrojtje të tij doli vetëm Jakov Xoxa, ndërsa dakord për shkarkimin ishte Fatmir Gjata. *Si e mbani mend kohën në Lidhjen e Shkrimtarëve?** * *Sigurimi i Shtetit ishte brenda një ministrie që merrej me persona të veçantë. Ata piketoheshin n... more »
Faik Konica: Ja përse e refuzova Kongresin e Manastirit!
Faik Bej Konica, në vitet 1900 veshur me kostum tradicional shqiptar të toskërisë Ndoshta nuk është rasti, sepse nuk përbën një jubile të mirëfilltë ( megjithëse viti përkon me një përvjetor jubilar) por Kongresi i Manastirit (që u mbajt në datat 14-22 nëntor 1908) dhe vendimet e tij, koha vërtetoi se ishin padyshim, jo vetëm ndër më historiket, por edhe me një ndikim të përmasave madhore për fatin e gjuhës, kulturës e arsimit shqip në vitet e dekadat që pasuan. Megjithëse aty morën pjesë shumë figura të ndritura e me kontribute të pamohueshme në çështjen kombëtare, s’na kishte shkua... more »
Fan Noli, nxënës i përjetshëm me pesë diploma
*NASHO JORGAQI* Fan Noli është nga ato figura jo të zakonshme, që ngaherë të befason jo vetëm me veprën e gjithanshme, por edhe me jetën e tij. Mbi të gjitha, ai ishte njeri me germa të mëdha dhe si i tillë, shpërfaqet në tërë dimensionet njerëzore. Kështu, në historinë e kulturës sonë kombëtare, Fan Noli u takon atyre rasteve tepër të rralla, veçanërisht të kohës së tij, që në të katër stinët e jetës mbeti deri në fund nxënës. Nxënës në fëmini e në djalëri, në rini, në moshën e pjekurisë dhe në vitet e pleqërisë. Një nxënës krejt i veçantë, me një profil të dallueshëm nga të tje... more »
Këngët e dhimbjes
** *Speciale/ Lëndina e lotëve në Korçë, rrëfim dhimbjesh përmes këngëve të kurbetit* *Rrëfimi i rrallë* *Lëndinave e lotëve në Korçë, si tregohet në këngët e kurbetit* *Vepror Hasani* Kjo histori dhe shumë të tjera si këto ka mbetur e shkruara nëpër këngët e dhimbjes.. Historia e mëposhtme sjell përmes vargjeve të këngëve të gjitha brengat e kohës I Kishte ardhur çasti të dilte nga shtëpia dhe të nisej drejt “Lëndinës së lotëve”, kështu quhet ai vend që gjendet në fund të Korçës. Nuk ishte i sigurtë nëse duhej ta zgjonte të shoqen ose jo. Gjithë natën kishin qëndruar pa gjumë... more »
DESPOTË TË EPIRIT E PRINCËR TË MAQEDONISË
Paolo Petta (1942 - 1999), një ndër studiuesit më interesantë të historisë së Shqipërisë të këtyre dekadave të fundit, u lind në Feltre të Italisë në një familje me origjinë nga Piana degli Albanesi. Ekspert i së Drejtës Kushtetuese dhe studiues historie, ai ka punuar në Senatin e Republikës Italiane si Drejtor i Shërbimit për hartimin dhe rishikimin e teksteve legjislative. Veç shkrimeve të tij të shumta prej eksperti të së drejtës kushtetuese, Paolo Petta është autor i disa shkrimeve historike, mes të cilave dhe i dy librave, si dhe i një sërë shkrimesh me t... more »





