Riza LahiKUSH JEMI NE? Të rinjve që e ndjejnë se kanë mbi shpatulla një amanet – fatin e atdheut Autori Jemi energjia pranverore e një populli të nëpërkëmbur me hashash vezirësh dhe shënjtorësh me origjinë shqiptare Jemi pranvera që flak mbatanë dëshpërimin e baballarëve dhe gjyshërve tanë të ndershëm Jemi fishekzjarret e furishme që hidhen nga toka në qiellin e mbushur me netë të dëshpëruara emigrantësh shqiptar Jemi ofshama e poemës së mjerimit mes artistëve që kanë flakur cipën njerëzore në det Jemi lulet idealiste të plehëruara me gjirizin e ndyrë të parave Jemi dora e dhunëshme që flakë përtej maska Jemi e shara e ndyrë e Pierr Kambronit përballë joshjeve a dhunës për të na thyer Jemi shqiponja që ka dalë nga palët e flamurit për drejt zemrës së tronditur të popullit shqiptar Jemi fytyra e pafrikëshme e së vërtetës |
Home »
» KUSH JEMI NE?





