![]() |
| Marcel Fratzscher |
Kundërshtimi i liderëve gjermanë për çdo propozim të reformës institucionale mund të jetë i arsyeshëm tani, në prag të zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në shtator. Mirëpo kur qeveria e re të nisë detyrën, refuzimi i vazhdueshëm i Gjermanisë për të adoptuar një afrim aktiv për zgjidhjen e problemeve të Evropës do të ishte krejtësisht i pambrojtshëm
Zakonisht, njerëzit apo institucionet nxirren në gjyq, kur gjërat nuk shkojnë në rregull dhe pason një luftë për atë se kush është përgjegjës për dëmin. Pra, seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë më 11-12 qershor për të shqyrtuar legjitimitetin e programit të transaksioneve monetare të ashtuquajtura të tërësishme (OMT) ishte e pazakontë. Në këtë rast bëhet fjalë për një betejë rreth masës së dekadës së fundit të politikës më të suksesshme monetare – jo vetëm në Evropë, por edhe në vende të tjera. Shpallja e skemës OMT në korrik të vitit 2012 reduktoi normat e interesit për kompanitë dhe qeveritë ndërsa ktheu kapitalin privat tejet të nevojshëm te shtetet e goditura nga kriza, duke ndihmuar në këtë mënyrë në zbutjen e goditjes së recesionit të thellë në periferinë e Evropës. Ajo ktheu po ashtu atë gjënë e rrallë lidhur me mjetet: besimin në qëndrueshmërinë e ekonomisë së eurozonës dhe të valutës së saj, euro. Më e mira nga të gjitha është se asnjë prej këtyre të arriturave nuk ka kushtuar as edhe një euro të vetme. E gjitha që duhej ishte një deklaratë e vetme e kryetarit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi dhe e Këshillit të tij Qeverisës se do të bënte “gjithçka që ishte e nevojshme” për të blerë borxhin sovran të shteteve anëtare të eurozonës, varësisht nga përmbushja e kushteve të rrepta fiskale nga ana e tyre. Asnjë shtet nuk ka dalë vullnetar në këtë deri më tash. Mirëpo, derisa ndikimi pozitiv i programit OMT mbi tregjet financiare paraqet dëshmi të suksesit të tij, i gjithë programi është përballur me një sulm të rëndë të publikut gjerman, të partive politike dhe ekonomistëve. Një anketë e fundit ka treguar se vetëm një e treta e gjermanëve tani e favorizojnë skemën, ndërsa shumica e kundërshtojnë. Dhe tani, Gjykatës Kushtetuese i kërkohet që ta hedhë atë poshtë.
Pse ndokush, veçanërisht një evropian, do të dëshironte ta vrasë një program që deri më tash ka ndihmuar në shpëtimin e valutës së përbashkët? Kundërshtarët gjermanë të skemës OMT argumentojnë se është jokushtetues, për shkak se nuk është një politikë monetare, por një politikë fiskale që ka për synim financimin e qeverive të falimentuara dhe letargjike të eurozonës. Ata argumentojnë se nuk është detyrë e BQE-së që të shpëtojë euron apo të parandalojë shtetet që të dalin nga unioni monetar. Këto ankesa janë edhe më të pazakonta, duke e pasur parasysh faktin se Gjermania është një prej përfituesve të mëdhenj të programit OMT: rreziqet e drejtpërdrejta financiare të saj, nëpërmjet balancimit në sistemin Target2 të eurozonës dhe madhësisë së barrierave balancuese të BQE-së, kanë shënuar rënie, përkundër recesionit në eurozonë. Duke i pasur parasysh këto përfitime, duket si diçka mazohiste që gjermanët e kundërshtojnë strategjinë e BQE-së. Kështu që, përsëri, pse ekziston një rezistencë kaq e madhe për të në Gjermani? Një pjesë e përgjigjes fshihet në kulturën e fortë të Ordnungspolitikës, apo politikës së stabilitetit, të Gjermanisë, e cila pothuajse secilën herë i jep përparësi rregullave karshi lirisë së veprimit. Suksesi mund të nënkuptojë dështim nëse arrihet me mjete të diskutueshme. Një arsye e dytë është ajo se gjermanët janë të ngopur nga të qenit kurban i Evropës – duke u fajësuar për keqbërjet e fqinjëve të tyre ndërsa u kërkohet që të ndërmarrin rreziqe të mëdha dhe të ofrojnë transferta marramendëse financiare. Në të vërtetë, në mesin e elitës intelektuale të Gjermanisë, mosbesimi ndaj Evropës dhe institucioneve të saj tani është aq i thellë sa që çdo masë e re politike evropiane has në dyshimin se mund të jetë një tjetër kurth për të nxjerrë paratë nga xhepat e gjermanëve. Ky këndvështrim po siguron terren edhe në aspektin politik po ashtu, me partinë e re dukshëm anti-euro, Alternativa për Gjermaninë, që po rritet me hapa të shpejt. Për më tepër, një numër gjithnjë e më i madh i gjermanëve, në mënyrë të hapur por edhe sekrete, duan rikthimin e “Deutschemark”, apo markës gjermane.
Problemi është se ata mund edhe ta marrin atë që dëshirojnë. Nëse Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i vendos kufizime programit OMT, pasojat do të jenë të rënda, pasi që do të katandisë garancitë e BQE-së për të bërë “gjithçka që është e mundur” në pamundësi. Tregjet financiare padyshim se do të reagonin me shpejtësi, duke i ringjallur drojat e verës së kaluar. Me asnjë institucion politik të aftë për të ndërmarrë ndryshime, shtetet si Italia dhe Spanja do të kthehen buzë paaftësisë së pagesës së borxheve të shkaktuar nga paniku. Një depresion i thellë evropian do të rezultonte si pasojë, duke e tërhequr në teposhtëze pothuajse sigurt edhe ekonominë gjermane dhe duke e përmbysur procesin e integrimit evropian. Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë, në fakt, nuk pritet që të ndalojë programin OMT. Mirëpo mund të synojë të vendosë disa kufizime mbi BQE-në dhe kështu ta çojë Evropën drejt shtegut të një krize më të thellë. Dhe, edhe nëse gjykata përmbahet nga caktimi i disa kufizimeve, problemi që fshihet nën gjithë këtë – neveria gjermane në rritje për të gjitha gjërat evropiane – nuk do të zhduket. Ekziston vetëm një mënyrë e ndjeshme për të ecur përpara. Partnerët evropianë të Gjermanisë, veçanërisht Franca, duhet ta bindin atë që të riangazhohet në Evropë dhe të marrë përgjegjësi për integrimin evropian. Kundërshtimi i liderëve gjermanë për çdo propozim të reformës institucionale mund të jetë i arsyeshëm tani, në prag të zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në shtator. Mirëpo kur qeveria e re të nisë detyrën, refuzimi i vazhdueshëm i Gjermanisë për të adoptuar një afrim aktiv për zgjidhjen e problemeve të Evropës do të ishte krejtësisht i pambrojtshëm.
Marcel Fratzscher, një ish-shef i analizës së politikave ndërkombëtare në Bankës Qendrore Evropiane, është kryetar i Institutit Gjerman për Hulumtime Ekonomike (DIW Berlin) dhe profesor i makroekonomisë dhe financave në Universitetin Humboldt në Berlin. Marrë nga “Project Syndicate”