Home »
» Kujdes, mbroni lëkurën nga dielli dhe vapa
Kujdes, mbroni lëkurën nga dielli dhe vapa
Lëkura e ndjeshme është problematike si në verë ashtu dhe në dimër. Gjatë sezonit të ngrohtë për të pasur një fytyrë me pamje të freskët edhe me vapën e madhe, është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes produktet që përdoren.
Kush ka një lëkurë të ndjeshme duhet të mundohet të limitojë faktorët e stresit për lëkurën e vet, në mënyrë të veçante duke shmangur shfaqjet në diell pa mbrojtje. Gjithashtu duhet të përdori dhe produkte specifike me formula delikate.
Është e rëndësishme që të mbrojmë lëkurën e ndjeshme në mënyrë që të shmangim tharjen e saj të tepërt ose që të shfaqen në fytyrë skuqje e përhapur.
Armiku numër një në verë është dielli, mos u shfaqni përpara diellit pa një mbrojtje të sigurt dhe mos i nënvlerësoni rreziqet në qytet. Idealja në këtë sezon është të përdorni një krem specifik që të parandalojë diellin të penetrojë dhe të mbrojë nga papastërtitë.
Nëse lëkura juaj është irrituar pas ekspozimit, aplikoni xhelin aloe vera, ka një efekt qetësues të menjëhershëm; ndërsa për make-up përdorni fondotintën minerale që e lë lëkurën të marrë ajër dhe ka përbërës që nuk e irritojnë atë.
Për të luftuar të nxehtin dhe për të ndihmuar lëkurën tuaj që të jetë më e freskët hidhini lëkurës pak ujë termik është freskues dhe në të njejtën kohë ka një efekt pastrues. Në fund mos harroni të aplikon një krem të mirë hidratues çdo mëngjes dhe mbrëmje në mënyrë që t’i jepni një ushqim të nevojshëm asaj. o.k/noa






