Home »
» Kryeministri Berisha njofton për mbledhje qeverie
Kryeministri Berisha njofton për mbledhje qeverie
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, njofton për mbledhje qeverie, e para pas zgjedhjeve të së dielës ku PD humbi thellë ndaj rivalëve të koalicionit të majtë.
Në një njoftim për shtyp nga kabineti qeveritar bëhet e ditur se ditën e enjte më datë 27 qershor 2013 ora 11.00, kryeministri Berisha do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Mendohet se gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Berisha do të ndalet gjatë në humbjen e koalicionit të djathtë dhe konkretisht të partisë që ai drejton.
Sakaq ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse mbrëmjen e sotme do të ketë ndonjë dalje për media. Por burime jozyrtare thonë se në orën 20.00, kryetari i PD, Sali Berisha do të dalë në një konferencë për shtyp. /a.b/noa.