Kryebashkiaku i Rios de Zhaneiros: Vetëvritem nëse Argjentina fiton Botërorin

Eduardo Paes
Kryebashkiaku i Rios, Eduardo Paes, e pranon se fitorja e mundshme e kombëtares së Argjentinës do të ishte një tragjedi, duke theksuar se, nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë ai do të vriste veten.
Batuta e banorit të parë të qytetit më të madh brazilian vjen një vit nga starti i botërorit dhe, sipas tij, një fitore e mundshme e Mesit me shokë, do të ishte një tragjedi edhe më e zezë se ajo e vitit 1950. Hijet e viteve 50 vërtiten mbi Brazil, ku ajo finale e madhe e Kupës së Botës, u planifikua për t’u kthyer në një festë, por përfundoi në një tragjedi kombëtare. Uruguaji ktheu rezultatin në ndeshjen e fundit të evenimentit përballë Brazilit, duke ngrirë jo vetëm mitikun “Maracana”, por një komb të tërë. Ja ku jemi, rreth 60 vjet më pas dhe Brazili organizaon sërish një Kupë Bote. Këtë herë rreziku më i madh nuk vjen nga Uruguaji, por nga fqinjët e urryer të Argjentinës./reporteri