Krijimtari nga Suzana Zisi

Intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus” me poeten Suzana Zisi

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
*Suzana Zisi* Suzana Zisi, u lind në Vlorë në vitin 1967. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Elbasanit në vitin 1990. Qysh atëherë e deri në vitin 2000, ka botuar krijimet e veta poetike në faqet e gazetave letrare të kohës. Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë poetik “E bardha ështe pak”. Libri u prit mirë nga kritika dhe lexuesit. Ai u përzgjodh ndër 5 vëllimet poetike më të mira, nga Juria e Konkursit Kombëtar “Penda e artë” në vitin 2005. Në vitin 2006, botoi vëllimin e dytë poetik “ Imazhet kanë ftohtë”, me parathënie të studiuesit dhe poetit të mirënjoh... more »

Vizionet e hijëzuara epifanike

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Qazim Muja “Të jesh... fjalë” - Poezia e Suzana Zisit Duke qenë se diskurset mbi krijimtarinë femërore dhe letërsinë femërore pas viteve të nëntëdhjeta kanë hyrë në mënyrë graduale në aplikim në domenin e kulturës së popullarizuar dhe të kritikës së popullarizuar gazetareske, poetët e rrjedhave dominante, gjithmonë në raport me këto koncepte, në një mënyrë, kanë pasur qëndrim pozitiv, por gjithnjë me një skepticizëm të kujdesshëm nga frika e margjinalizimit shtesë. Poetet e rrjedhave dominante në poezi përfundimisht formojnë zërin e vet femëror (apo femal), atë unin lirik, i cil... more »

POEZIA E SUZANA ZISIT

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Faton Mehmeti Evulimit të poezisë shqipe në vitet e pas të 90’-ve, dhe krijuesve të rinj të talentuar për të sjellë novatorizëm në letërsinë shqiptare, kësaj plejade i shtohet edhe poetja tashmë e mirënjohur Suzana Zisi, e cila u lind në Vlorë në vitin 1967. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Elbasanit në vitin 1990. Prej kësaj kohe, kur fillon rrugëtimin e saj poetike, e në faqet e gazetave letrare të kohës ka botuar një numër të madh krijimesh poetike, ku ato janë shquar për një cilësi të dukshme. Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë poetik “E bardha ësh... more »

DISA MENDIME PËR POEZINË E SUZANA ZISIT (rreth vëllimit poetik: “Imazhet kanë ftohtë”, 2006.)

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
*nga ANDI MEÇAJ* 1. (omnia vincit amor*) Në librin poetik të Suzana Zisit “Imazhet kanë ftohtë” është edhe poezia: “Në dukje e thjeshtë”: U përplasën një ditë, në vjeshtë, Ai dhe Ajo - puhizë, në dukje e thjeshtë, Por thellë - thellë, uragan... Ai fluturoi. Ajo u çmend. Ai frymëron. Ajo shpesh qan. Por gjembat, ah gjembat... Në zemër i mban. Ashtu, në dukje, e thjeshtë. Ishte, Është, Dhe ka për të mbetur vjeshtë... Suzana Zisi me këtë poezi (një akuarel i mrekullueshëm i ndjenjave njerëzore), duket sikur na ka hapur pakëz një dritare, diku në një kënd të braktisur të kopshtit t... more »

SHEKSPIRI IM...

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Gjendet dikush, këtu...në kraharor, që shkruan, për mua, për ty: “Nata është e errët. E nxirë është dhe dita. Univers i zi… Hamletët mes territ enden barkzbrazur… Laertët “pikturojnë” një mbretëri në mbrëmje dhe e gëlltisin në mëngjes… me “kështjella” ne bregdet e varre si bizhu… Brinjë e eshtra hashashi, shqyhen së qeshuri me Lolon që për një copë buke vdes në krye të detyrës…oiiii…oiiiiii… Kafka Ofelish, përtypin fallosët*** e se... more »

MËNGJES I ÇMENDUR ME(PA) TY…

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Si një tymnajë hipnotike, Ti tret shikimin mëngjesor mbi botë. Në shtratin e reve të dashurisë sime/tënde, derdhen rënkimesh ca pika lotë… Të sotmet, do ia nis me krahë ëndrrash Hënës, netëve të gjata të pritjes përvëluese… Shuaje etjen në burimet e mia të buzëve, që dhembin nga uria jote e mëndafshtë gjarpëruese. Ma jep gjuhën e nxehtë ta gëlltis brenda vetes e shpirtin të ta thith gjer në pafundësi. Flokët që m’u lagën buzëve nga puthjet, do ia thur pelena “bebes dashuri”. “Foshnjës” që po çmend e dhemb tek unë. E…dhemb e klith pashmangshmërisht tek ti. Dorën e bardhë , të brishtë mos e ... more »

JE NGROHTË NË MITRËN TIME?

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
*“A mund të mbetemi miq Kris?” ... ...* - *Miq?.. Miq!.. Miq.. Kris?.. Kris!.. Kris.. *- hapat e saj *– Krak.. krik.. tak.. tuk.. tik.. -* përflaknin bujshëm rrugën tërë pluhur të buzëlumit; Pluhuri i argjiltë dukej sikur po e vishte me tisin e vdekjes fytyrën e saj të zbehtë, … * * Frrrrrrrrrrr… Një fëshfërime e çuditshme u ndje në të majtë, dhe u pasua nga frenimi i rëndë i një makine te kuqe, nga e cila u dëgjua refreni i zakonshëm i shekullit: * * *- Ah, të palloj një herë unë ty, o yll bote, o të hëngsha … * Çapitjet e saj indiferente, dhe të rënda, merrnin zvarrë çdo fjalë dhe ... more »

Kohӫ e çmendur…

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Një Korb, bën dashuri me lulen e bardhë të mollës… Limfa rënkon. Gjethet e rrudhura, ëndërrojnë shi të klorofiltë, teksa kryqëzojmë të sotmen që të vdesë nesër .............................................ngujuar me vargonjtë e erës, Rrënqethet rrënja… Së nesërmes, i masim me pëllëmbë përmasat e dhimbjes… Thatësirë e trëndafiltë, në ç'pasqyrë i kreh flokët hëna? Penelatat e dritës, shuajnë zbehtësinë e mendimeve, që, struken, struken brenda konturit të tyre të përfytyruar. Mëkatar, njeriu… Shqiponja, fluturon në qiellin e hapësirës së bravës së derës… Kris reja... Shemrat petale, nguten ... more »

Klithmӫ...

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Jam trishtim ulur pritshëm mbi sytë e tu të lagur… Qëndroj pezull mbi kraharor …………………………….dhe s’guxoj të të prek. Pikoj prej syrit përgjakshem mbi buzë. Jam zjarr që shuhem para se të djeg… Hije me ankth e padurim ferri. Ulërimë që të mbështjell duke të vjedhur pëshpërimën. Parajsë, që të përpij si rrymë ajri, e të marr frymën. Je dheu im. Ndihem e mbirë ne çdo milimetër, …………………………………… si bar i njomë… Jam ëndërr e nxehtë në dimrin tënd me bore. Harromë… ©Suzana Zisi Vellimi poetik “Te jesh…fjale” ShB “Ombra GVG” Tirane 2011

Të jesh…

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Të jesh, Duhet të të prekin, Që të vërtetojnë hipotezën e rënies dhe ringritjes… Të qeshësh nëse do mundësh, Mes rrudhave të thella të pritjes, Duke rrëzuar jargë të lashta dhimbjesh, Stuhi, përpëlitjesh. Të jesh, Do të thotë të vjellësh rininë nga goja e pleqërisë, Kujtimeve të trishta të rrëmosh. T’i këndosh kufomës tënde psalme biblike. Të jesh, Do të thotë: Të harrosh. ©Suzana Zisi Vellimi poetik “Imazhet kane ftohte ” ShB “Toena”,Tirane, 2006

JAM YLL I KËPUTUR PREJ QIELLIT TËND...

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
- Jam hija jote – pëshpëriti duke lëvizur instinktivisht qafën, gjest të cilin e kish marrë zakon që prej fëmijërisë kur, sapo i rriteshin pakëz flokët e rrallë, lidhte dhjetëra bishtaleca, si bishta miu me fjongot e sajuara me fasha nga ato të ndihmës së shpejtë. Pasqyrës, i gëzohej duke valëvitur kokën tërë finesë por…bishtat e veckël si të miut, humbitnin mes bardhësisë dhe gëzimi shuhej në trishtimin e bebëzave të zinj sterrë. - Jam hija jote në variantin më të keq të mundshëm. - Ta shoh trishtimin që të kaplon sa herë unë përmend një takim. - Shpesh, kam ndjesinë që ne jetojmë n... more »

Gjysma ime…

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Gjysma ime, fle në shtratin epshor të ëndrrës. Pleksur me fije te padukshme dëshirash, më dërgon një ulërimë… Unë(gjysma e saj), i dirigjoj frymëmarrjet e nxehta. dhe duart e ftohta lagur në puset e thella të nënvetes. Gardiane e rrepte Ajo, shtrëngon dhëmbët kërcitës prej ujkonje dhe fantazon: dy buzë te trëndafilta një drithërimë, sarkën e lëmuar… Lagur nga pamundësia, prek veten dhe… mahisjet e lëkurës nuk janë veç vegim… Gjysma, syçelur, redakton ankthet. Dëshirat i kufizon me presje. Lëkurën e avullt, ngujon në një pikë. Shkruan romanin e antimoralit në pergamenin e zi të natë... more »

Ndihem natë...

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Në natën time, Ti ndrin, Diell... Në ditën tënde, ndihem hije. Nuk jemi brigje që të ketë, mes nesh, një urë dashurie... Në mitrën time, Uragani, Përplas shkulme shterpësie... ©Suzana Zisi Vellimi poetik “Imazhet kane ftohte” ShB “Toena”, Tirane 2006

RITUAL…

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Ku ta parkoj të kaluarën? Zvarritet pas meje e epshëruar dhe tund këmborë të rënda. Varros legjendash, lotin. Vizatoj errësirash mëngjesin… Ndërkohë që mesdita po mbërrin, Mbrëmja, e mbarsur me Djallin, Pret të pjellë Zotin… ©Suzana Zisi Vellimi poetik “Imazhet kane ftohte” ShB “Toena” Tirane, 2006

RITUAL…

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Ku ta parkoj të kaluarën? Zvarritet pas meje e epshëruar dhe tund këmborë të rënda. Varros legjendash, lotin. Vizatoj errësirash mëngjesin… Ndërkohë që mesdita po mbërrin, Mbrëmja, e mbarsur me Djallin, Pret të pjellë Zotin… ©Suzana Zisi Vellimi poetik “Imazhet kane ftohte” ShB “Toena” Tirane, 2006

Të lexosh një femër dhe të ndjesh burrin

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Roland Gjoza Të lexosh një femër dhe të ndjesh burrin. Kjo më ka ndodhur shpesh. E kam lënë librin me ndjesinë e një peshe. Më kishte rënduar si gur. Doja të ndjeja atë fërgëllimën që vjen nga femra drejt nesh, një tjetër fërgëllime kjo, prej luleje, apo prej pende mjellme, jo prej kreshnikesh e luftëtaresh. Niçe thotë se burri ka lindur për të luftuar, gruaja për të dëfryer luftëtarin. Është e vështirë të dëfresh. Ky dëfrim prej femre rëndom mungon në poezinë shqipe. Lexojmë luftëtare. Kësaj radhe futa në çantë një libër të Suzana Zisit. Zakonisht lexoj vetëm në metro, sepse në pu... more »

Suzana Zisi: Forca e shprehjes poetike

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
Xheladin Mjeku Takimi me poezinë e Suzana Zisit, nis pas botimit të librit të saj të dytë “Imazhet kanë ftohtë”(2006), ku kisha takuar një poezi që shpërthen si lulja në ditët e para të pranverës, mes një ftohtësie dhe pak rrezeve të diellit. Këto rreze veç kishin shkrepur gjithandej kah rrezatonte vargu i çiltër poetik sa emocional aq edhe plot mesazh. Por, që në nismë të këtij shkrimi duhet të them se autorja si duket e ka nisur me bardhësinë, me librin e saj të parë “E bardha është pak”, dhe kjo ngjyrë po e përcjell gjatë gjithë kohës, duke ia ruajtur imazhin poetik në fushën ... more »

Poezia e thellësive

Botimet Shqiptare at Suzana Zisi - 1 month ago
*Nga KLITON NESTURI* * **KLITON NESTURI*Në mesin e viteve ´80 lexuesi i sqimatar shqiptar ndiente nevojën të përballej me letërsi të bukur, veçanërisht në poezi ku ndihej hendeku i krijuar ndërmjet letërsisë dhe nevojës shpirtërore. Pavarësisht tentimeve të poetëve, kryesisht atyre të rinj, shumica e poezisë shqipe mbetej e ngjitur pas meskinitetit dhe dogmave. Dalja e një grupi poetësh të rinj në fund të viteve ´80 ishte e kornizuar dhe çdo lloj përçapje serioze mbetej e kontrolluar. Më shumë se sa në libra, hapësira gjendej në ciklet e vogla me poezi që botoheshin në organet period... more »