Home »
» Kosova nuk përmbush standardet minimale
Kosova nuk përmbush standardet minimale
Kosovës i është dhënë nota “Tier 2” në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e njerëzve. Në këte nivel janë të përfshira shtetet ku “qeveria nuk i përmbush standardet minimale të ‘Ligjit të Mbrojtjes së Viktimave të Trafikimit’, por po bëjnë përkjekje të rëndësishme që të përmbushin ato standarde”.
Nga vendet e rajonit vetëm Maqedonia gjendet në nivelin e parë ku thuhet se qeveritë i përmbushin të gjitha standardet minimale të mbrojtjes së këtyre viktimave. Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina gjenden në të njejtin nivel me Kosovën. Shqipëria është i vetmi vend që gjendet në një nivel më poshtë.
Raporti i ri i Departamentit të Shtetit u publikua në orën 22 sipas orës tonë nga Sekretari i Jashtëm amerikan John Kerry i shoqëruar nga disa aktivistë apo zyrtarë të shteteve që kanë arritur sukses të vërejtshëm në luftën kundër trafikimit të njerëzve. Në mesin e atyre që u nderuan nga shteti amerikan ishte edhe Katrin Gluic, krye-inspektorja e Zyrës të Policisë Kombëtare të Kroacisë.
Sekretari Kerry para gazetarëve tha se ky raport nuk publikohet nga shteti amerikan “pse ne mendojmë që jemi më të mirë se të tjerët apo që thjeshtë kemi dëshirë ta drejtojmë gishtin kundër dikujt tjetër. Por sepse në këtë vend është luftuar të bërit të tjerëve skllav. Mos të harrojmë ne jemi vendi që njëherë e lejuam futjen e skllavërisë në Kushtetutën amerikane që më pas ta luftojmë e heqim atë”./Indeksonline






