Konfiskohen rreth 24 kg marijuanë / Video

Konfiskohen rreth 24 kg marijuanë
Policia e Maqedonisë në koordinim me Drejtorinë e Doganave, ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar për trafikim të paligjshëm me marijuanë në relacionin Shqipëri-Maqedoni, me destinacion përfundimtar në Kroaci. Gjatë aksionit janë konfiskuar rreth 23,5 kilogram majiuanë me cilësi të lartë.
Siç policise maqedonase, mbrëmë në orën 2:50 në Shkup,  pas njohurive te siguruar, është ndaluar një automjet  transportues me targa kroate i drejtuar nga personi XH. S (59) shtetas i Kroacisë, në kabinën e automjetit të së cilit u zbulua një valixhe e zezë në të cilën ka pasur shtatë pako me forma të ndryshme të mbushura me materie të panjohur bimore, një torbë udhëtimi e kuqe në të cilën ka pasur tre paketime polietileni me forma të ndryshme të mbushura me materie bimore të panjohur dhe  një valixhe me ngjyrë të kaltërt të errët në të cilën ka pasur dy thasë polietileni të mbushura me materi të panjohur bimore.
Deri te Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup gjatë ditës do të parashtrohet  padi penale kundër personave K.I. S.S, XH.S dhe M.R për shkak ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”,. Personat së bashku me padinë penale do t’i dorëzohen gjykatësit hetues kompetent./lajmpress