![]() |
| Ismail Kadare |
E kishte kritikuar ashpër Ibrahim Rugovën në veprën e tij “Ra ky mort e u pamë”, por shumë vjet më vonë, shkrimtari i madh shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, e pranon se koha e ka dëshmuar se e drejta ishte në anën e Rugovës.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij, shkrimtaren Helena Kadare, ishin ftuar me iniciativën e Luan Krasniqit së bashku me Asociacionin Shqiptar për Kulturë dhe Integrim.
Në një ambient të mbushur me shqiptarë, Kadare u pyet rreth raporteve të tij me Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin. Duke iu drejtuar të pranishmëve ai dhe tha se autori i romanit “Krushqit janë ngrirë”, i cili me këtë libër, përmes botimeve në gjuhën angleze dhe frënge, i bëri të njohura në shkallë planetare, qysh në vitin 1983, kërkesat e studentëve për Republikën e Kosovës tha se “kishte qenë ëndrra ime ta takoj presidentin e Kosovës”.
Sa i përket Demaçit, Kadareja tha se ai e ka tepruar pa dyshim me kritikat ndaj tij, mirëpo Demaçi, megjithatë gaboi për Rambujenë, shkruan “Zëri”. Teksa pritej me kurreshtje nga të pranishmit të shpalosë qasjen e tij për gjendjen e shqiptarëve, ai që e kishte ftuar Luan Krasniqi në fjalën e tij, në shqip dhe në gjermanisht, tha se më lehtë e ka pasur në ring se të mbajë një fjalë para Kadaresë.
Megjithëse rrjedha e fjalës së tij brilante e dëshmoi të kundërtën, fjalët e tij e impresionuan jo vetëm publikun, por edhe vetë Kadarenë. Kampioni i dyfishtë europian foli për rrugën që e çoi atë deri te takimi i tij i parë me Kadarenë në Tiranë vitin e kaluar, në shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Fillimisht, tha ai, gjithçka pikënisjen e ka në Berlin, në takimin e tij në përvjetorin e dytë të shpalljes së pavarësisë me ambasadorin dr. Vilson Mirdita. Pasi mori serinë e veprave të tij në 20 vëllime, botim i “Onufrit“ të Tiranës, ai lexoi shumë vepra të shkrimtarit shqiptar, por libri “Mbi krimin në Ballkan“ ishte një lektyrë tronditëse për të.
Luan Krasniqi tha më tej se idetë dhe mendimet e Kadaresë vazhdimisht e përcjellin dhe se për të është një nder i madh që të bëjë diçka për veprën e tij. Luan Krasniqi i impresionuar nga Kadare ishte ai që e ndihmoi botimin në gjuhën gjermane të librit-intervistë të Ismail Kadaresë “Çlirimi i Serbisë prej Kosovës“, vitin që shkoi./orainfo






