Home »
» Ja si ruhet ngjyra e bukur të lëkurës edhe pas plazhit
Ja si ruhet ngjyra e bukur të lëkurës edhe pas plazhit
Një prej avantazheve kryesore të stinës së verës është nxirja e lëkurës e cila na jep më shumë shkëlqim dhe na e zbukuron atë.
E nëse të marrësh një ngjyrë të bukur në plazh na duket e vështirë, akoma edhe më e vështirë është ta ruash atë.
Për të arritur këtë objektiv, ose të ruash ngjyrën e byukur të lëkurës pas plazhit, është e nevojshme të ndiqen disa rregulla gjatë të përditshmes.
Të ruash ngjyrën me ushqime
Gjeja e parë që duhet të bëjmë, është të kujdesemi për ushqimin. Kjo është thelbësore si para ashtu edhe pas ekspozimit në diell. Fillimisht është shumë e nevojshme që gjatë kësaj kohe të pini shumë ujë dhe të hani shumë fruta e perime, sidomos nëse këto kanë ngjyrë të verdhë, portokalli ose edhe të kuqe.
Edhe konsumimi i vajit të ullirit është shumë i nevojshëm për të ruajtur ngjyrën e bukur, por edhe frutat e thata duhet të jenë pjesë e dietës.
Kudesi për lëkurën e nxirë
Përveç kujdesit së brendshmi përmes ushqimeve, është e nevojshme të kujdeseni edhe së jashtmi. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të bëjmë kujdes kur lahemi. Uji i nxehtë ose kontakti për një kohë të gjatë me ujin, e shpërlan ngjyrën.
Është mirë të laheni me ujë të vakët dhe të mos qëndroni shumë në ujë. Gjithashtu duhet të bëni kujdes edhe kur e fërkoni trupin, mundësisht përdorni produkte jo shumë të ashpra.
Edhe kur e thajmë trupin duhet të bëjmë kujdes.
Hidratimi i lëkurës ka një rol thelbësor në ruajtjen e ngjyrës, prandaj është mirë të përdorni kremin menjëherë pas larjes.
Është mirë gjithashtu të shmangim përdorimin e produkteve kozmetike që përmbajnë alkol, pasi e irritojnë lëkurën.a.h/noa






