Ish- kryeministri i djathtë slloven dënohet me dy vite burg për korrupsion


Një gjykatë në Slloveni vendosi që të dënojë me dy vite burg ish- kryeministrin Janez Jansa, i akuzuar për marrje ryshfeti nga një kompani finlandeze.
Gjykata e Ljubjanës vendosi të mërkurën se Jansa, që aktualisht drejton opozitën sllovene, është fajtor së bashku me dy të tjerë pasi kanë kërkuar rreth 2 milion euro për të ndihmuar firmën finlandeze Patria që të fitonte një kontratë në vitin 2006 për 135 mjete të blinduara me vlerë 278 milion euro.
Jansa ka mohuar akuzat, duke pretenduar se janë politikisht të motivuara.
Qindra protestues ishin mbledhur jashtë gjykatës.
Jansa ka shërbyer dy herë si kryeministër. Qeveria e tij e qendrës së djathtë u rrëzua në parlament pasi një trupë anti- korrupsioni e akuzoi atë për marrje ryshfeti./ep