Ky është momenti kur policia arreston një emigrant të paligjshëm, që po rrezikonte jetën e tij në tentativë për të hyrë në Spanjë.
Emigranti i dëshpëruar nga Algjeria, 48 vjeç, ishte ngjitur pranë helikave të një trageti duke udhëtuar kështu nga Maroku deri në Spanjë.
Policia ishte informuar për planin e tij ndaj po e priste atë, ndërkohë që trageti po afrohej.
Kjo nuk është hera e parë kur klandestinët rrezikojnë jetën e tyre në kërkim të një të ardhme më të mirë./ep