Home »
» I bie botës qark, për të takuar gjithë ata që kanë lindur në të njëjtën ditë me të
I bie botës qark, për të takuar gjithë ata që kanë lindur në të njëjtën ditë me të
Keni lindur në 1 dhjetor 1974? Dijeni se mund t’iu trokasë në derë një farë Richard Davis.
Davis është një shkrimtar anglez i cili ka ndërmarrë një mision të pazakontë, të njohë të gjithë ata që kanë lindur në të njëjtën ditë me të.
“Çfarë jete kanë bërë? A është identik si unë në të njëjtën kohë, çfarë ka arritur? Si e shikojnë veten? Të rinj apo pleq?”, këto janë pyetjet që Richard synon t’iu japë përgjigje.
Nga udhëtimi i tij siç raporton Noa.al do të lindë një libër, ku do analizohen kultura të ndryshme, për shkak të udhëtimeve në çdo kontinent, duke u ndalur në vende si Austri, Tajlandë, Rusi, Indonezi, Brunei etj.a.y/noa






