Home »
» Greqia mbyll televizionin shtetëror
Greqia mbyll televizionin shtetëror
Me një deklaratë për mediat zëdhënësi i qeverisë greke ka njoftuar se qeveria e koalicionit tre-partiak në Greqi mbyll televizionin e saj shtetëror ERT, në kuadrin e reformave që kërkon troika për pushimin nga puna të 15.000 nënpunësve shtetërorë deri në fund të këtij viti.
Vendimi është marrë kryesisht nga kryeministri Samaras, megjithë kundërshtimet e partnerëve të tij në qeveri. Në këto momente nënpunësit e tre kanaleve televizive që përmban ky organizëm janë mbledhur të gjithë në ambientet e punës në Athinë dhe Selanik duke kundërshtuar këtë vendim të qeverisë të paprecedent për cdo vend të BE-së.
Sipas zëdhënësit të qeverisë ky organizëm do të rihapet përsëri pas tre muajsh me një skemë shumë më të përmbledhur nga 2900 punonjësit e sotëm, thuhet se do të pushohen më shumë se 2/3 e tyre. / Top Channel






