E keni parë në filma se pas atyre pesë minutave të pakënaqshme dhe të djersitshme ju do të shpërbleheni me një foshnjë të pastër, me aromë të mirë, dhe me buzëqeshje, e mbështjellë me mbulesë të bukur të bardhë, dhe që vendoset në kraharorin tuaj nga partneri juaj i hareshëm.
Derisa skenarët e prezantuar në ekran mund të duken dhe japin përshtypjen e një situate të përkryer, realiteti është pak më ndryshe! Për t’ju ndihmuar të shmangni zhgënjimin se lindja juaj nuk është si ato në filma, ne kemi përmbledhur informata për procesion e lindjes të cilat mund t’ju befasojnë!
Shpërthimi i ujit mund të mos jetë aq i vrullshëm
Disa nëna të ardhshme përjetojnë rrjedhje më të madhe kur uji i tyre shpërthen, por shumica e grave shtatzëna vërejnë vetëm rrjedhje të ngadalshme. Koka e foshnjës (e cila tash është kthyer kah qafa e mitrës), parandalon shumicën e lëngut amniotik të rrjedhë me një shpërthim.
Lindja zgjat një kohë
Të jeni të sigurt se lindja do të zgjatë më shumë se pesë minuta. Që nga dhimbjet e para të lindjes deri te lindja aktive mund të kalojnë orë të tëra, madje edhe ditë. Andaj përgatituni për këtë para se të vijë koha e lindjes. Edhe për ju djelmosha, lindja e foshnjës kërkon kohë. Gjëja e fundit që dëshiron nëna të dëgjojë në dhomën e lindjes mund të jetë pyetja, “a është gati duke dalë”?
Mund të kryeni nevojën
Derisa ju shtrëngoheni për të nxjerrë fëmijën, ju mund të nxirrni jashtë edhe diçka tjetër. Për të nxjerrë një foshnjë 3-4 kilogramëshe përmes trupit tuaj, ngjesh zorrët dhe mund të nxjerrë edhe ndonjë material jashtëqitjeje gjatë lindjes. Dhe, mos keni turp. Rreth jush do të ketë disa njerëz që mund të shohin derisa kjo ndodh. Çuditërisht, ju mund edhe mos ta dini dhe ata të cilët kanë qenë dëshmitarë mbase do të jenë shumë të njerëzishëm dhe nuk do të flasin për këtë.
Ajo ecje nëpër kanalin e lindjes shpesh nxit edhe foshnjën tuaj të bëjë kakën, një substancë që duket si katran i freskët çatie.
Kokë në formë jashtëtokësori
Përveç nëse ju e keni parë foshnja të porsalindura më herët, pamja e të porsalindurit tuaj mund të mos jetë ajo çfarë keni pritur. Menjëherë pas lindjes shumë foshnja janë të purpurt. Ata mund të jenë të mbuluar me gjak dhe verniks (një substancë e bardhë, si gjizë). Disa foshnja linden me rrudha ose me fytyra të ënjtura, të nxira ose të pangjyra.
Por ajo që ua shkrin juve zemrën është të shikoni në sytë e foshnjës tuaj, të dëgjoni ato të bërtitura të para dhe të shihni krahët dhe këmbët e tij/saj duke lëvizur.
Tash në radhë është placenta
Po, placenta duket disi si një mëlçi. Megjithatë, nëse nuk ju vjen me vjellë dhe e kontrolloni atë nga afër, do të shihni një strukturë të formuar nga venat, po thuajse si trungu i jetës. Në të vërtetë ky rrjet i venave ka kontribuar në ushqyerjen e foshnjës tuaj për muaj të tërë.
Prerja e kërthizës? Nuk është një fije e thjeshtë që ju këputni, si ndonjë hapje e ndonjë lokali ose evenimenti. Është një tul i trashë një centimetër, me një arterie dhe venë të madhe në të. Prerja kërkon të përveshni krahët, të merrni gërshërët dhe ta këputni me kujdes kërthizën, për të mos shkaktuar ndonjë dëm.
Zhdukja e fryrjes së barkut
Foshnja juaj po dremit me kënaqësi në kotecin e vet afër krevatit tuaj. Por, kur ju shikoni barkun tuaj, ju duket sikur jeni ende në mes të shtatzënisë? Heh! Fryrja e barkut nuk largohet aq shpejt dhe në mënyrë aq të mahnitshme menjëherë pas lindjes së foshnjës.
Amnezia
Askush nuk ju ka thënë se nënat vuajnë nga një formë specifike e humbjes së kujtesës. Por kjo është e vërtetë, dhe mos u befasoni nëse harroni gjëra. Për shkak të kësaj mund t’i dëgjoni disa nëna duke mbajtur foshnjën në dorë, dhe duke folur për foshnjën e ardhshme./mjekuNet/