Home »
» Franca: Siria ka përdorur lëndë kimike
Franca: Siria ka përdorur lëndë kimike
Ministri i Jashtëm i Francës Laurent Fabius tha sot se në Siri është përdorur lënda kimike “sarin” disa herë në mënyrë të lokalizuar, gjatë konfliktit dy vjeçar.
Laurent Fabius tha se analizat e laboratorit në Paris konfirmuan përdorimin e lëndës, duke shtuar se ata të cilët i drejtojnë armët kimike duhet të ndëshkohen. Fabius nuk ka saktësuar se kur, ku apo nga kush agjent është përdorur.
Më parë, OKB-ja ishte shprehur se kishte “baza të arsyeshme për të besuar” se armët kimike ishin përdorur në Siri./panorama






