Imazhet e saj janë shpërndarë pa fund në rrjetet sociale dhe janë kthyer në simbol të protestave në Turqi. E veshur me një fustan veror, me varëse në qafë dhe një çantë në krah, ajo sulmohet nga një polic që e spërkat me gaz lotsjellës.
Një studente turke, Esra, thotë se ky imazh përmbledh esencën e të gjithë protestës.
“Dhuna e policisë kundër protestuesve paqësore, njerëzit thjesht po tentojnë që të mbrojnë veten dhe vlerat e tyre,” thotë Esra.
Fotoja e saj është kthyer në një poster pro- protestave.
“Sa më shumë na spërkatni, aq më të shumtë bëhemi,” lexon në poster.
Kryeministri Erdogan i ka cilësuar protestuesit si ekstremistë që jetojnë krah për krah me terroristët.
Por zëvendësi i tij, Bulent Arinç ka kërkuar falje për dhunën e policisë. SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësim për dorën e rëndë të policisë kundër protestuesve./ep






