FOTO REPORTAZH/ Sheshi Taksim kthehet në shesh beteje

Qindra policë turq hynë sot në Sheshin Taksim në Stamboll, për të detyruar protestuesit që të largohen prej aty.
Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe plumba gome për të detyruar protestuesit që të largohen nga sheshi, të cilin e mbajnë të pushtuar prej më shumë se një jave.
Protestuesit janë larguar fillimisht, por më pas disa prej tyre u kthyen, të vendosur për të qëndruar përballë policisë duke hedhur koktejle molotov, fishekzjarre dhe gurë.
Protestat në Turqi nisën për shkak të një ndërtimi në parkun Gezi, por shumë shpejt gjërat precipituan.
Kryeministri turk thotë se protesta është rrëmbyer nga ata që duan të shkaktojnë vandalizma.
Protesta fillestare është zgjeruar, pasi tani protestuesit akuzojnë qeverinë e Recep Tayyip Erdogan se është shumë autoritare dhe se po përpiqet që të imponojë vlerat islamike në një shtet sekular.
Vetë Erdogan ka mbrojtur veprimet e policisë.
Duke folur mes duartrokitjesh në parlament, ai tha: “Pse çfarë prisnin protestuesit? Që të gjunjëzoheshim para tyre?”.
Policia përmes altoparlantëve njoftoi protestuesit se ata thjesht duan të largojnë posterat, banerat dhe barrikadat, por protestuesit nuk i besojnë policisë.
Ditën e nesërme është parashikuar një takim mes kryeministrit Erdogan dhe drejtuesve të protestës. Megjithatë BBC njofton se kjo ndërhyrje brutale e policisë mund t’i komplikojë akoma më shumë gjërat./tema


2
3
4
5
6
7
8
9
10
11

12

Related Posts: