FOTO LAJM/ Rruga e mundimshme deri tek kravata

Pakkush mund ta kishte imagjinuar para tetë vitesh Albin Kurtin me kostum e me kravatë. Kështu shkruan gazeta Express, që sjell një fotoreportazh se si ka ndryshuar lideri i lëvizjes Vetëvendosje që kur krijoi këtë lëvizje politike nacionaliste tetë vite më parë.
Në atë kohë ai dilte më gomerë të lidhur me litar për të ironizuar politikanët.
Por gjërat nisën të ndryshojnë derisa mbërritëm në ditën e sotme, kur Albin Kurti, gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka veshur kostum e kravatë.
Dy vjet më parë, Kurti kishte thënë: “Kravata dhe fraku kishin kuptimin e njeriut të dijshëm, intelektual e dinjitoz. Sot kjo veshje është kthyer në një uniformitet, veshje përjashtuese dhe formë shtypjeje”.
“Nëse viza amerikane ia ndryshoi Albin Kurtit mendimin për kravatën, a do ta heqë nga Manifesti i tij kërkesën për bashkim kombëtar nëse rastësisht ndonjë zyrtar i lartë amerikan pranon të takohet me të?!”, pyet gazeta Express./ep


2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13