Kështu, në selinë e PD nuk po del më kryeministri për të shpallur fitoren. Edhe kur doli në një konferencë para disa orësh, piu më shumë ujë sesa foli.
Kurse kryetari i PS, Edi Rama, ka postuar një foto të tijën me këngëtaren Elsa Lila, e cila ka ardhur për të votuar Rilindjen.
Ambasadorët e Perëndimit janë mbledhur në një hotel luksoz, duke ndjekur garën live, e duke konsumuar nga një gotë me verë.
Ndërsa në shesh janë shfaqur si gjithmonë disa makina me flamuj të PD-së, që mendojnë se kanë fituar.
Pikëpyetja më e madhe ka qenë se përse TV Klan vazhdoi të japë Telebingon dhe ku dreqin është… Blendi Fevziu!/Tema