Ende i ri, teksa udhëtoi nga Misiri në Amerikë për çështjen kombëtare, Fan Noli do ta gjente shpesh veten të shtrënguar nga lekët. Do detyrohej të kërkonte borxhe, të shiste për pak lira libra që i kishin kushtuar shtrenjtë, apo gjëra personale e ndonjëherë ishte edhe i inatosur për gjendjen ku ndodhej. Janë vitet 1906-1913, kur ai vendoset në Boston, punon në gazetën "Kombi" të themeluar nga Sotir Peci dhe afrohet në shoqërinë patriotike "Malli i Mëmëdheut". Kjo është një tjetër anë e jetës personale të Nolit, pak e njohur, që për shumë kohë u është "fshehur" arkivave. Mes letrave që i dërgon vazhdimisht Thanas Tashkos në vitet 1906-1913, Noli flet hapur për vështirësitë ekonomike në të cilat ndodhej. Nuk ngurron të kërkojë 10 a 20 lira në formë borxhi, të kërkojë t\‘i shlyhen shërbime që ka bërë më parë se ka ngelur ngushtë, apo edhe të shfryjë se s\‘po i gjendet asnjë mik pranë. "Jam i futur nër borxhe me të gjitha anët nga pun\‘e gazetës, e cila s\‘vete mirë fare. Në u-mbajt, u-mbajt nga xhepi im. Po tani s\‘kam më dhe ngeca. Në qoftë se muntni të më dërgoni 6-10 lira hua, munt të thoni që më ndihtë në rasjen më kritike të jetës s\‘ime", i shkruan në një letër Thanas Tashkos në gusht të 1990-ës, e cila është pjesë e librit "Letra të panjohura të Fan Nolit; 1906-1913", përgatitur për botim nga Shpëtim Sala. Të nxjerra nga arkivi, në këtë botim janë përfshirë 17 letra, 13 kartëpostale dhe dy kartolina që ai ia dërgonte Thanas Tashkos. Me nxitje të tij, Noli u nis nga Egjipti si një misionar me detyra të shumëfishta politike. Mes çështjeve të shumta patriotike, politike e kishtare që shtron në letërkëmbimin me Tashkon, gjejmë edhe një ankesë të vazhdueshme të tij mbi vështirësitë e të siguruarit të lekëve. "Nuk duhet keqkuptuar kërkesa e vazhdueshme e Nolit për ta ndihmuar me lekë. Duhet të kemi parasysh se jemi në vitet e një situate të keqe për migracionin shqiptar, ku shumica e djemve që kishin shkuar nga jugu në Amerikë ishin të pashkollë, pa gjuhë, bënin punë të rëndomta dhe nuk kishin mundësi të ndihmonin për frymën kombëtare. Noli përpiqej të mblidhte ndihma që shkonin për çështje patriotike, për botimin e gazetës "Kombi", e cila shpërndahej falas. Në këto kushte ai pati shpenzuar shumë dhe gjendej në vështirësi të tilla", shprehet Shpëtim Sala. Noli flet fare shpenguar në këto letra. Madje gjejmë edhe fraza që vështirë t\‘i mendosh se janë thënë nga Noli prift. Fraza që duken sikur të shfaqin një Fan Noli inatçor. "Në qoftë se muntni të më dërgoni 6-10 lira hua, munt të thoni që më ndihtë në rasjen më kritike të jetës s\‘ime. Do t\‘jua kthej prapë sa më shpejt që të munt me atë 5 që më dhatë kur u-nisa për n\‘Amerikë. Në mos m\‘i dërgofshi këto, harro-më-ni se s\‘ju kam mik më", i shkruan ai në një letër Thanas Tashkos. Sipas Salës, këto letra Noli i shkruante kur kthehej nga puna, i lodhur dhe nuk i ka shkuar ndër mend t\‘i botojë ato, për t\‘ia bashkangjitur korpusit të veprës së tij. "Ai shpesh e porosiste Thanas Tashkon që këto letra të mos i lexonte asnjeri tjetër, duke i konsideruar tepër konfidenciale", thekson Sala. Por fati nuk e deshi që ato të zhdukeshin. Të ardhura në ditët e sotme, ato ndihmojnë të kuptojmë Nolin njeri, edhe në ditë të vështira të jetës së tij.
Letër e Fan Nolit, dërguar më 8 gusht 1909 Thanas Tashkos nga Bostoni. Letra ka një fletë me dy faqe, me përmasat 20.3 me 26.6 cm. Letër me vija, shkruar me bojë të zezë, vetëm nga njëra anë.
Boston, Mass., 8\8\1909
I dashur Zot,
Ndodhem shtërnguar shumë nga shëndeti, nga puna dhe më tepër nga xhepi. Tani kuptova që s\‘kam miq gjëkunt, me gjithë që bëra ç\‘munda për të tjerët. Jam i futur nër borxhe me të gjitha anët nga pun\‘e gazetës, e cila s\‘vete mirë fare. Në u-mbajt, u-mbajt nga xhepi im. Po tani s\‘kam më dhe ngeca. Në qoftë se muntni të më dërgoni 6-10 lira hua, munt të thoni që më ndihtë në rasjen më kritike të jetës s\‘ime. Do t\‘jua kthej prapë sa më shpejt që të munt me atë 5 që më dhatë kur u-nisa për n\‘Amerikë. Në mos m\‘i dërgofshi këto, harro-më-ni se s\‘ju kam mik më.
Mbetem i përunjur
Babai i Kishës Shqipe
+ Fan S. Noli
28 Park Skuare
P. S. Në qoftë se i dërgoni të vijnë këtu para mesit të Vueshtës së Parë. + F. N.
Orthodox Church of Albania
"St. George"
Rev. FR. Fan S. Noli. Pastor
P.O. Box 2445
Boston. Massachusetts, 20. VII. 11
I dashur mik,
Për dy javë nisem për në Liban dhe s\‘andejmi në Petërsburg, Odesë, Konstancë, Rumani dhe Bullgari. Navllat me zi arriva t\‘i mbush dyke shitur te një Çifut për 20 lira Englize librat e mia që më kishin kushtuar më tepër se 800 dollarë, se nuk munda të gjej hua nga nonjë Shqiptar me asnjë mënyrë. Kuptoni tani që në këtë siklet mëndjeje që ndodhem s\‘munt t\‘ju përgjigjem me atë gjatësi me të cilën më shkruani ju...
Letër e Fan Nolit për Thanas Tashkon, e nisur nga Londra më 2 shkurt 1913. Letra është shkruar në një fletë të përthyer, duke krijuar dy faqe. Përmasat e letrës janë 20.5 me 13 cm. Është shkruar me bojë blu.
THE NORFOLK HOTEL
SURREY STREET
SREAND. W. C
Londrë, 2. shkurt. 1913
I dashur mik,
Mbeta në Londrë amanet dhe s\‘pres veç nga ju që të më shpëtoni, me të marr këtë letër bëjini një telegraf Vruhos dhe që të dy bashkë dërgomëni 20 a të paktën 10 lira me telegraf n\‘adresën e Hotelit sipër. Këto para do t\‘ju\‘a kthej prapë nga mitropolia e Shqipërisë. Besoj që, si atdhetar të mënçur dhe miq të vërtetë do të m\‘a bëni këtë lehtësi do t\‘jua di gjithënjë për të mirë.
Mbetem
Juaji me besë
F.S. Noli
Norfolk Hotel
Strand
London
P.S. Në mos m\‘i dërgofshi dot bëmëni një telegraf me fialën "NO" që të mos pres më kot.
F.S.N.
Letra dhe dëftesa, që ndodhen në Dosjen 20 të Fondit "Thanas Tashko", janë shkruar në dy faqe me nga dy fletë, me bojë të zezë. Letra ka përmasat 17.3 me 21.5 cm.
Trieste, 17 Tetor, 1913
I dashur mik,
Ndodhem në shtërngime financiare të tmerruara. E di mirë që e kini zët të huani dhe prandaj nuk bëj lajthimin e pafitimçmim t\‘ju kërkoj para, po më duket që munt të më ndihni me një mënyrë tiatër. Aty në Fayoum, më duket, rri edhe njëfarë Zoti Zissi, i cili kish ardhur n\‘Amerikë një kohë dhe të cilit i dhashë, në mbajt mirë mënt, 60 dollarë, domethënë 300 frënga e ca. Kujtoj që punon në kompaninë Srandart Oil Co. Ju lutem shumë gjejeni dhe i thoni nga ana ime t\‘jua\‘ajapë ato para, në mos të gjitha, po sa të mundë dhe m\‘i dërgoni me telegraf. Besoj që do të m\‘a bëni këtë shërbim të vogël dhe që do të më jepni të njohur sa më shpejt të muntni.
Mbetem
Juaji me besë
F.S. Noli
Poste Restante
Trieste, Austria
P. S. Në ju dhëntë gjysmat, jepini një kuittancë për të gjitha, me uratën t\‘ime bashkë. Në ju\‘a dhëntë të gjitha, jepini një senet që i kam borç 150 fr.
Idem
Dërgoni me telegraf. Besoj që do të m\‘a bëni këtë shërbim të vogël dhe që do të jepni të njohur sa më shpejt të muntni.
Dëftesë
Me anë të të kësaj karte bëj të njohur që Z. Thanas Tashko ka të drejtë të rregullojë hesapin që kam me Z. Zissi si t\‘a gjejë mirë dhe si t\‘i japë funt vetë. Jam i lidhur të njoh përfundimin e tij për këtë hesap.
F.S. Noli
Trieste, 17 Tetor, 1913