Erdogan u bën thirrje mbështetësve të tij për mitingje në përkrahje të qeverisë
Dhjetëra mijëra turq protestojnë kundër stilit autoritar të qeverisjes megjithë kërcënimet e kryeministrit Erdogan. ai u bëri thirrje përkrahësve të tij për mitingje në mbështetje të qeverisë.Në Turqi janë ashpërsuar qëndrimet mes qeverisë dhe demonstruesve. Ndërsa në Stamboll dhe qytete të tjera sërish dolën në rrugë me dhjetëra mijëra njerëz për të protestuar kundër udhëheqjes së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, vetë kryeministri tregohet luftarak. Erdogan mbajti në disa qytete fjalime para pasuesve të tij dhe i quajti pjesëmarrësit në protesta plengprishës, që duan të pengojnë përparimin në Turqi. Për fundjavën e ardhshme ai u bëri thirrje përkrahësve të tij për mitingje në mbështetje të qeverisë. Në kryeqytetin Ankara policia përdori përsëri pompat e ujit, gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të dëbuar protestuesit nga një shesh qendror.
Demonstratë e përkrahësve të Erdoganit
Në provincën jugore Adana policia turke ka arrestuar gjithsej 13 përdorues të tjerë të Twitter-it. Ata akuzohen, se kanë nxitur trazirat përmes internetit dhe kanë koordinuar sulmet ndaj forcave të policisë, njoftoi këtë të hënë stacioni turk CNN. Pesë nga të pandehurit u arrestuan të shtunën. Për këtë ka pasur shumë kritikë nga jashtë. Twitter dhe Facebook janë për shumë kundërshtarë të qeverisë mjetet kryesore të komunikimit.
Özdemir e konsideron kryeministrin turk të dobësuar
Ndërhyrja e policisë kundër demonstruesve në Ankara
- Autor Angjelina Verbica (DPA)
- Redaktor Eliana Xhani
- Deutsche Welle






