Egjipti njeh Kosovën



Republika Arabe e Egjiptit e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi i është kumtuar në mëngjesin e sotëm ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ia ka konfirmuar për portalin ‘Koha’ se vendimin ia kanë bërë të ditur nëpërmjet telefonit zëvendëspresidenti egjiptian, por dhe zëvendësministri i këtij shteti.
Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe vendi me më ndikim në këtë pjesë.
Paralajmërimin për njohjen e pati dhënë në ditën e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam Al Sharkaui. Ajo pati marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të shënimit të përvjetorit të pavarësisë./tribuna

Related Posts: