Protesta e demonstrata gjithëpopullore po mbahen në gjithë Turqinë. Mediat ndërkombëtare lajmërojnë për një frymë gjithnjë e në rritje kundër qeverisë.
Pak orë më parë mediat kanë raportuar se Halit Ergenc, aktori kryesor iserialit “Sulejmani i Madhërishëm” së bashku me artistë të tjerë në zë, është një nga drejtuesit e demostratave, transmeton Almakos.
Drejtimi i një Turqie moderne dhe laike, vetëm mbi bazë e ndalimeve dhe refuzimin e kundërshtarëve politikë dhe fetarë nuk mund të përfundojë mirë.
Ngjarjet tronditëse në Turqi filluan pas një proteste paqësore për të mbrojtur një park të vogël, pemët e të cilit do të bëheshin pre e një projekti ndërtimi dhe një qendre tregtare. Ambientalistët krijuan një front proteste, të cilin policia turke donte ta thyente.
Por kjo s’pati sukses, madje radhët kundër kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan vetem sa u shtuan. Pas protestave të Stambollit, filluan edhe ato në Ankara, Izmir dhe në qytete të tjera./tribuna





