Ecni me këmbët zbathur në shtëpi, qetëson trupin


Mbani larg pantoflat nga këmbët kur jeni në shtëpi. Sidomos kur bëhet fjalë për periudhën e verës kur temperaturat e lejojnë këtë. Kur të jeni në shtëpi provoni të qëndroni me këmbët zbathur.
Lehtësim për të gjithë trupin
Çlirohuni nga takat e larta, këpucët e ngushta, lërini këmbët të mafrrin frymë. Mbështetja në tokë në mënyrë natyrale favorizon qëndrimin e drejtë të shtyllës kurrizore. Kur nuk janë të “burgosur” muskujt e këmbëve çlirohen dhe efekti qetësues është i garantuar për të gjithë trupin.
Të ecësh me këmbët zbathur ndihmon të riaktivizoni qarkullimin e gjakut, nga periferia drejt zemrës duke sfiduar forcën e gravitetit. Në këtë mënyrë favorizohet që qarkullim më i shpejtë i gjakut dhe mbahet larg rreziku i fryrjeve të këmbëve.a.h/noa